NUK DUHET HUMBUR/ Vitaminat e bukurisë, ja ku t’i gjejmë

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 09:12 09-06-2018 NUK DUHET HUMBUR/ Vitaminat e bukurisë, ja ku t’i gjejmë Foto ilustruese

Blogu i Blerinës në newsbomb.al

Të kemi një lëkurë të bukur, të butë, që shkëlqen, pa rudha, pa akne, të sheshtë dhe me shkëlqim është dëshira jonë më e madhe. Por nuk mjafton vetëm dëshira, që të kemi gjithshka ëndërrojmë  do të na duhet të kujdesemi shumë për lëkurën tonë të fytyrës edhe të trupit, me ushqime kryesisht brenda organizmit. Sepse puna vetëm më kremrat, maskat, filtrat mbrojtës dhe serume të ndryshme nuk mjafton. Është shumë e rëndësishme, që ashtu sikundër tregojmë kujdes dhe vëmëndje të vecantë për organet tona jetësore, zemrën, stomakun, veshkat, mëlvcinë etj, të tregojmë shumë kujdes edhe për organin më të madh, më të rëndësishëm në trupin tonë, atë që i mbështjell të gjithë organet e tjeta; lëkurën. Asaj nuk duhet ti mungojnë asnje ditë vitaminat dhe mineralet, të cilat ne do ti përzgjedhim tja dërgojmë nëpërmjet ushqyerjes, kryesisht asaj me fruta dhe perime.    

 Vitaminat                        

Kur flasim për vitaminat, menjëherë mendja na shkon tek funksioni i tyre energjizues dhe tek veprimi shumë i mirë që ato kanë në organizëm. Vlerat e tyre, vecanërisht për kujdesin e lëkurës janë shumë të mira, edhe në rastet kur ne sasinë e duhur të vitaminave  e përfitojmë nga konsumimin i duhur i frutave dhe perimeve, por edhe kur atë e gjejmë të trupëzuar tek produktet kozmetike. Vitaminat kanë aftësinë ta hidratojnë, ta ushqejnë, ta shkëlqejnë lëkurën tonë, gjithashtu janë antioksidantë të përkryer. Favorizojnë rigjenerimin qelizor dhe bëjnë të mundur largimin e qelizave që kanë mbetur pa funksion në shtresat më të brendshme të lëkurës sonë. Vitamina A, është një ndër vitaminat kryesore, me anë të së cilës lëkura ndihmohet të aktivizojë retinolin. Duke rritur prodhimin e retinolit, ne i kemi dhënë lëkurës sonë fuqi antioksiduese shumë të mëdhaja, me atë të se cilave do të largojmë toksinat dhe do të parandalojmë procesin e plakjes. Dhe nëse kërkojmë të mësojnë më shumë për funksionet e vitaminës A në lëkurën tonë, nuk do ta hiqnim atë asnjëherë nga përdorimi. Ajo forcon lëkurën, parandalon aknen dhe tonifikon pjesët ku fillon të humbasë elasticiteti.        

Ku ta gjejmë Vitaminën A?                          

Shumë e thjeshtë. Tek të gjitha produktet laktike, qumësht, kos, djath. Te karrotat, pjepri, peshku, patatet e ëmbla, vaji i mëlccisë së merlucit.    

Vitamina C, mikja e kolagjenit!          

Sa herë më pyesin në sallonin tim, “Florescenter”, për ato kapsula kolagjen apo këto shishe me kolagjen, më vjen natyrshëm tu them “sa me shumë vitaminë C aq më shumë kolagjen”.  Është pranuar shkencërisht tanimë që vitamina C kryen një sintezë shumë të mirë të fibrave proteinike te kolagjenit, e ndihmon atë të shtojë riprodhimin, të cilin kjo fibër kaq e rëndësishme për trupin tonë e humbet me kalimin e viteve. Duke bashkëpunuar me vitaminën A , vitamina C gjithashtu na ndihmon të ruajmë pamjen e re dhe te freskët të lëkurë së fytyrës, i parandalojnë asaj shfaqjen e njollave.                                                              

 Ku ta gjejmë vitaminën C?    

 Çdo ditë në tavolinën tonë duhet të vendosim sasi të konsiderueshme agrumesh,brokoli, luleshtrydhe, kiëi, mango, qershi, domante, lakra të bardhë dhe të kuqe.        

Vitamina E , si elasaticiteti!    

Në përdëtshmërinë tonë elsatinën e njohim si ton (tonifikim). Dhe jo pak prej nesh, le ta pranojmë shqetësohemi për humbjen e elasticitetit, edhe kur jemi në peshën e duhur. Vitamina E, konsiderohet si motër e vitaminës C. Por përvec hidratimit, vitamina E na ndihmon të prodhojmë edhe elastinën. Gjithashtu është një mbrojtës natyral shumë i mirë i diellit dhe një parandalues shumë i mirë i rudhave. Ne gjejmë vitaminë E, kryesisht tek misri, cerealet integrale, ullinjtë, spinaq, asprag dhe selinoja. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Si të arrijmë NXIRJEN PERFEKTE në plazh, Blerina ‘zbraz thesin’ dhe na tregon të gjitha SEKRETET e ngjyrës së bukur
»
Article Logic
Execution time: 0.0043010711669922
array(1) { ["section"]=> string(61) "nuk-duhet-humbur-vitaminat-e-bukurise-ja-ku-t-i-gjejme-123767" }