"Nuk e njohim Kosovën”, Petro Koçi i përgjigjet ‘flakë për flakë' zyrtarit serb

Publikuar tek: politike, më 12:05 11-10-2018

Në Ministerialin e Mbrojtjes të Europës Juglindore (SEDM), që zhvillohet sot në Beograd, zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, iu përgjigj flakë për flakë sekretarit të Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Bojan Jocic.

Përfaqesuesi i Serbisë deklaroi se Serbia është kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë Kosovës dhe Metohisë dhe e konsideroi të rrezikshme për stabilitetin në rajon shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur.

Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar zëvendësministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, z.Petro Koçi, duke theksuar se: “Kosova është një vend i pavarur që duhet të ftohet në SEDM. Anëtarësimi i Kosovës në iniciativa të tilla rajonale jo vetëm kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajon, por lehtëson gjithashtu shpirtin e dialogut dhe realizmit mes Prishtinës dhe Beogradit.”  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama kërkon urgjent legalizimin e portaleve, Afrim Krasniqi ‘i mbyll gojën’ me këtë koment
Meta ktheu për herë të dytë ligjin për Teatrin, reagon menjëherë Balla »
Article Logic
Execution time: 0.014977931976318
array(1) { ["section"]=> string(81) "nuk-e-njohim-kosoven-petro-koci-i-pergjigjet-flake-per-flake-zyrtarit-serb-137420" }