“Nuk është “Grand Kafe por Grand Lagje”, ironia e Pandeli Majkos për protestën te Parku i Liqenit

Publikuar tek: politike, më 10:00 24-02-2016 “Nuk është “Grand Kafe por Grand Lagje”, ironia e Pandeli Majkos për protestën te Parku i Liqenit

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ironizon me protestën e zhvilluar nga opozita te Parku i Liqenit kundër ndërtimit të një këndi lojërash për fëmijë dhe një “Grand Kafe” që do ndërtohet brenda territorit të Parkut, sipas Partisë Demokratike.

Makjo ka postuar një fotografi të një prej lagjeve buzë Liqenit Artificial duke shkruar:

“Kujtesë dashamirëse për ata që protestojnë sot për ndërtimin e supozuar të një “Grand kafe” në parkun e liqenit të Tiranës. Deklarata e kryetarit të Bashkisë së Tiranës se nuk do të ketë asnjë ndërtim “Grand kafeje” në parkun e fëmijve për të cilën është protestuar duket shterruese.

Gjithsesi, ajo që mbetet është “Grand Lagjia” e turpshme e betonit buzë liqenit si pjesa e dukshme e papërgjegjshmërisë sonë ndaj ambjentit”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « AI rendit problemet me të drejtat e njeriut në Shqipëri: Mosndëshkueshmëri për 21 Janarin
Alibeaj: Drejtësia në duart e Edi Ramës, nxjerr dhe fut në burg këdo që dëshiron ai »
Article Logic
Execution time: 0.015974998474121
array(1) { ["section"]=> string(99) "nuk-eshte-grand-kafe-por-grand-lagje-ironia-e-pandeli-majkos-per-protesten-te-parku-i-liqenit-33396" }