“Nuk është koha”, Balla i PS i përgjigjet Vasilit të LSI për "impulset e reja" në qeverisje

Publikuar tek: politike, më 07:39 07-10-2015 “Nuk është koha”, Balla i PS i përgjigjet Vasilit të LSI për Taulant Balla, deputet i PS

Nënkryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, thotë se nuk do të ketë ndryshime në qeveri duke përforcuar kështu deklaratën e Ramës. Pavarësisht se kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, kërkoi “impulse të reja” në qeverisje, Balla thotë për “Opinion”  në News24 se maxhoranca ka të tjera prioritete.

“Në këtë moment, maxhoranca është e fokusuar në prioritetin e këtij sesioni kuvendor, që është përmbyllja e reformës në Drejtësi. Nuk besoj se kemi çështje më të rëndësishme sesa finalizimi i procesit të shqyrtimit dhe miratimit të ligjit në Kuvend pas ardhjes së opinionit të Komisionit të Venecias, pas një pune kolosale, ku unë gjej rastin të falënderoj zotin Xhafaj publikisht për një proces që rrallëherë ka ndodhur në Shqipëri, që është reforma më e rëndësishme në këto 25 vjet. Dua ta falënderoj për mënyrën se si ka rrjedhur procesi i reformës nga zoti Xhafaj, si kryetar i komisionit të posaçëm, ku në çdo hap kanë qenë të përfshirë partnerët tanë më të rëndësishëm europianë dhe SHBA, përmes institucioneve që ato kanë përfshirë në procesin këshillues të kësaj reforme. Dua të them që është koha që në mënyrë urgjente ne ta përmbyllim këtë reformë, ashtu siç është thënë që ditën e parë të këtij sesioni edhe nga kryetari i Kuvendit, edhe nga Kryeministri. Kjo përgjegjësi duhet shqyrtuar dhe jo shmangur. Për të qenë korrekt ndaj pyetjes suaj, mendoj se duhet të kemi parasysh.

Disa gjëra që janë shumë të rëndë­ sishme: Së pari, qeveria Rama mori vlerësim maksimal me votën e 21 qershorit. Kryeministri Rama po drejton një qeveri që në këto 2 vite të mandatit të saj ka ndërmarrë me dhjetëra dhe qindra reforma. Mjafton të fokusohemi tek axhenda e këtyre ditëve, që është lufta kundër informalitetit, rezultatet e së cilës janë të paimagjinueshme në këto 25 vjet. Mjafton të marrim në konsideratë numrin e bizneseve të formalizuara ditët e fundit, duke sjellë respekt ndaj qytetarit, por edhe ndaj biznesit. Çdo ditë takojmë përfaqësues të biznesit nga të cilët marrin falënderime pa fund për vendosjen e barazisë në treg. Të gjithë janë të kënaqur, përveç ndonjërit nga SHQUP­i apo atyre që kishin ndonjë dyqan të paformalizuar, por kjo është çështje e SHQUP­it dhe jo e shqiptarëve. Përgjigjen për pyetjen tuaj e ka thënë edhe vetë kryetari i partisë sonë aleate, LSI­së, pra zoti Meta, i cili ka theksuar në mënyrë shumë korrekte që ndryshimet në qeveri janë në vlerësimin e Kryeministrit. Unë si nënkryetar i Grupit Parlamentar socialist, dua të ripërsëris qëndrimin e bërë publik nga Kryeministri, që nuk është koha për të biseduar apo folur për këtë çështje. Ky është qëndrim i thënë në publik”, tha Balla.

Pra nuk ka nevojë për ndryshime në kabinetin qeveritar?

"Unë e mbështes qëndrimin e Kryeministrit Rama. Por përsëri mendoj se fokusi publik në këtë moment duhet të jetë reforma në Drejtësi, sepse ka një përpjekje edhe nga opozita që të zhvendosë fokusin nga çështja themelore".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandali, ministrja Gjermeni pritet në Serbi pa flamurin shqiptar (FOTO)
Kreu i PD Vlorë: Ristanit t’i dalë njëherë rakia, e të bëjë raporte. Një ditë më parë Murrizi: ministrat e PD lanë gratë për kurvat por e përgënjeshtron »
Article Logic
Execution time: 0.024509191513062
array(1) { ["section"]=> string(92) "nuk-eshte-koha-balla-i-ps-i-pergjigjet-vasilit-te-lsi-per-impulset-e-reja-ne-qeverisje-22518" }