Nuk është Linda, Edi Rama tregon me kë po e kalon Shën Valentinin (BATUTA ME PEDAGOGËT)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:26 14-02-2018 Nuk është Linda, Edi Rama tregon me kë po e kalon Shën Valentinin (BATUTA ME PEDAGOGËT)

Përpos përplasjeve dhe debateve në takimin me senatin e pedagogëve të universitetit të Tiranës, kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer edhe batutat, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Gjatë debatit me një nga pedagoget e Gjuhëve të Huaja, Rama foli edhe për ditën e të dashuruave dhe me nota humori tha se sot po e kalon me Dhori Kulen, dekani i Fakultetit të Ekonomisë dhe Mynyr Konin, rektorin e Universitetit të Tiranës, duke dhënë idenë se diskutimi mes tyre për reformën e universiteteve dhe ligjin e ri të arsimit po zgjat shumë.

Rama: Cfarë kërkoni nga unë? Ju jeni universitet autonomi, problemet tuaja i zgjidhni vetë?

Pedagogia: Kërkoj transparencë dhe sinqeritet prej jush. Kërkoj më shumë bashkëpunim sepse unë s’kam marrë në dorë asnjë akt nënligjor.

Rama: Sinqeritet nga unë? Zemrën nuk e hap dot ta shikoni.

Pedagogia: Meqë është edhe Shën Valentini, dita e dashurisë

Rama: Edhe unë Shën Valentinin po e kaloj me Dhorin dhe Mynyrin (dëgjohen të qeshura në sallë)

Jam shprehur shumë sinqerisht lidhur me këtë proces, prapë po e e them se ka dicka që gjithë ju mund ta kuptoni, por kuptohet më mirë kur e dëgjon, ju doni edhe liri akademike, edhe babë, në kuptimin e shtetit babë, që ndërhyn për shkak të keqadministrimit, ka sher rmes jush. Kjo s’funskionon mes jush, thoni që s’keni marrë në dorë asnjë akt nënligjor, qeveria nuk i poston me postë, nuk e ka këtë detyrë.

Më shumë në këtë kategori: « Shën Valentini, Berisha publikon foto me bashkëshorten: Dita që të le pa fjalë...
Vjollca Hoxha e largoi nga posti i zv.drejtorit, Erion Ylli s’ka hatërmbetje (SUPER-DEDIKIMI PËR DRITAN HOXHËN) »
Article Logic
Execution time: 0.0037729740142822
array(1) { ["section"]=> string(91) "nuk-eshte-linda-edi-rama-tregon-me-ke-po-e-kalon-shen-valentinin-batuta-me-pedagoget-110230" }