Nuk është nevoja të blini antibiotik, konsumoni boronicë (efektet e mrekullueshme që nuk i dinit)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:58 21-07-2016 Nuk është nevoja të blini antibiotik, konsumoni boronicë  (efektet e mrekullueshme që nuk i dinit)

Gjyshërit tanë shpeshherë na kanë këshilluar për përdorimin e produkteve natyrale, ndërsa ne gjejmë zgjidhje tek antibiotikët e paketuar.

Por nuk e kemi ditur që ata “qetësues” ku ne gjejmë shërim përbëhen nga produktet që na rrethojnë. Lëngu i boronicës bën mrekullira për organizmin tonë, duke na mbrojtur nga shumë sëmundje infektive.

Në një artikulli të prestigjozes Daily Mail, ekspertë kanë treguar për efektet që ka boronica në organizmin tonë.

Përbërësit tek lëngu i boronicës së kuqe mund të formojnë bazën për antibiotikët e rinj, pasi ata mund të bllokojnë infeksionet bakteriale, kanë zbuluar studiuesit. Një studim i ri sugjeron se boronicat e kuqe mund të jenë fokusi i ri i prodhuesve të ilaçeve.

Këto fruta janë të pasur me flavonoide, të cilat ndalojnë shkaktimin e infeksioneve nga bakteri E.coli.

Sipas prof. Terri Camesano, nga Universiteti i Masaçustit, rritja e rezistencës së super baktereve ndaj antibiotikëve aktualë i ka vendosur shkencëtarët në kërkim të një baze të re për krijimin e antibiotikëve të rinj, që mund të përdoren për parandalimin dhe kurimin e infeksioneve.

Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të paktën 2 milionë amerikanë infektohen çdo vit nga një bakter rezistent ndaj ilaçeve, ndërsa mbi 20 mijë vdesin nga këto infeksione.

Bakteri E.coli, i cili është lidhur shpesh me helmimin e ushqimit, vjen në forma të ndryshme dhe është përgjegjës për lloje të ndryshme infeksioni, përfshirë këtu edhe infeksionet e traktit urinar.

Për të shkaktuar një infeksion, bakteret duhet fillimisht të grumbullohen dhe akumulohen në një numër të mjaftueshëm për të formuar një sipërfaqe bakteriale. Gjatë studimit, shkencëtarët panë që përbërësit tek lëngu i boronicës, të quajtur flovonole, pengonin bakterin E.coli të ngjitej në sipërfaqe.

Një studim i mëparshëm, i kryer nga prof. Camesano dhe kolegia e saj Catherine Neto, zbuloi se një grup përbërësish të quajtur proantocianidinë (PAC-ë) pengojnë ngjitjen e baktereve në sipërfaqe.

Ndërsa tek studimi i ri ata përdorën teknika kimike të avancuara për të ndarë lëngun e boronicës në përbërës kimikë dhe për të kuptuar se cili nga këta përbërës pengon më shumë bashkimin e baktereve dhe formimin e sipërfaqes bakteriale. Në fund ata dolën në përfundimin se flavonolet ishin më efektive për parandalimin e infeksioneve.

Gjithsesi ata mendojnë se duhet të kryhen më shumë kërkime për këta përbërës, si individualisht ashtu edhe të kombinuar, për vetitë e tyre antimikrobiale kundër sëmundjeve bakteriale, për të gjetur një trajtim kundër këtyre “super baktereve”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.055516004562378
array(1) { ["section"]=> string(100) "nuk-eshte-nevoja-te-blini-antibiotik-konsumoni-boronice-efektet-e-mrekullueshme-qe-nuk-i-dinit-47333" }