"Nuk gjeja kinema kur erdha nga Parisi", Rama tregon peripecinë, por të rinjtë e akuzojnë për seksizëm

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:29 19-04-2017

Kryeministri Edi Rama u akuzua nga të rinjtë e qendrës ATA në Kamëz për një koment seksist, ndërsa u tregonte vajzave dhe djemve të rinj se kur u nxjerr njerëzve policë meshkuj të dhunshëm ata qëllojnë me gurë, ndërsa kur u nxjerr një gocë të bukur të gjithë “rrijnë sus” sic u shpreh kryeministri.

Në bashkëbisedim me të rinjtë, Rama ndau me ta eksperiencën e tij të parë si ministër i Kulturës në 1998, kur ai sapo ishte kthyer nga Parisi dhe kërkonte krijimin e kinemasë së parë.

Në atë kohë tha Rama, të gjithë e kishin mendjen te rindërtimi i vendit, me komisariate policie e vendosjen e rregullit, ndërsa unë shkoja në qeveri dhe te donatorët dhe kërkoja kinema.

“Në Paris, ishte rutinë të shkoje në kinema, siç mund të shkoje këtu te ne ne bilardo. Dhe vij këtu s’kishte asnjë kinema. Më dukej komplet e pabesueshme që kryeqyteti s’kishte kinema.

Dhe shkoj, se nuk e dija si funksiononin këto institucioet dhe takoj donatorë e qeveritarë dhe thosha dua kinema, rëndësia e kinemasë, në 1998. Ata e kishin mendjen si të financonin burgjet, policia, ushtria, armë, dhunë. Unë thosha kinema. Ata qeshnin, 'hahahaha'. Dhe unë kur e pashë si po më shifnin dhe mendonin se isha unë “idiot”.  Shkoj te tjetri, tjetri, dhe të gjithë qeshnin.

Pastaj takoj ambasadorin francez. Dhe i thashë: bëni një kinema për gratë dhe fëmijët. Mazallah. Shkoj jashtë, takoj ministrin e kulturës franceze. Si përfundim, përfunduam në parlament se, o kinema o s’ka. U bë kinemaja. Millenium i parë. 

Se shkoja vetë dhe shihja ngjyrat. Shoh kolltukun…ç’a është kjo? S’rrihet dy orë në këtë kolltuk, thashë. “Nuk investojmë lekë ne kur të vijnë majmunët dhe për tre ditë ta prishin” më thanë ata.

“Kush janë majmunët? Pyeta unë. “Po ja, mileti”.

Se kjo punë është: Nxirri 100 policë atyre që janë me gunga, mendojnë t’i gjuajnë me gurë. Nxirri një vajzë të bukur dhe do rrijnë sus” tha Rama.

Vajza e re, e kundërshtoi menjëherë. “Jemi në një qendër që e vlerësojmë femrën. S’jemi të kënaqura me këtë koment seksist”, thanë vajzat.

“Unë po flas për bukurinë, tha Rama. – E mirë dakord, u tërhoq kryeministri. Nxirr një pemë të bukur.

Në sallë shpërthyen të qeshurat, dhe Rama vazhdoi natyrshëm.

“E besoni ju u hap kinemaja dhe pas një jave ata pushuan pastrueset. “Pse i pushuat? I thashë unë. “Po s’n’a duhen. Marrin popcornet në dorë dhe nuk hedhin asnjë gjë në tokë. Sa dalin nga kinemaja, i marrin dhe hedhin në rrugë. Impakti i hapësirës publike është shumë herë më i fortë se çdo lloj përpjekje për të vendosur një sjellje të re bashkëjetese” tha Rama.

Po jap edhe një shembull tjetër: “Një eksperiment dy ashensore në të njëjtën ditë nga fabrika, krah për krah në të njëjtën godinë. Njëri thjesht i zhgaravitur, tjetri i pastër. Ai i zhgaravitur është prishur me shpesh, sesa i pastri. Sepse bukuria të stopon. Kështu që unë besoj shumë te ky brez. Dhe ata që të kanë thënë ty që s’ka ça të bëjmë apo s’është prioritet apo interes që të investojmë për kulturën janë thjesht idiotë. Mos më thuaj kush ka qenë sepse e kundërta është e vërtetë” përfundoi Rama. /NEWSBOMB.AL

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.085251092910767
array(1) { ["section"]=> string(104) "nuk-gjeja-kinema-kur-erdha-nga-parisi-rama-tregon-peripecine-por-te-rinjte-e-akuzojne-per-seksizem-75716" }