Nuk i dekretoi ligjin për teatrin, presidenca i përgjigjet Veliajt: Keqardhje

Publikuar tek: barometri, më 07:40 29-07-2018 Nuk i dekretoi ligjin për teatrin, presidenca i përgjigjet Veliajt: Keqardhje

Reagon Presidenca, pas mosdekretimit të ligjit për ndërtimin e Teatrit të ri.

 

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, Presidenca njofton se ndjen keqardhje për reagimet sipërfaqësore, emocionale dhe të pathelluara, duke iu referuar kështu edhe kryetarit të Bashkisë Erion Velaij, i cili pas vendimit të Presidentit, u shpreh i zhgënjyer.

Reagimi i plotë:

Presidenti i Republikës, duke ndjekur reagimet politike pas publikimit të dekretit për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, shpreh keqardhjen për reagimet sipërfaqësore, emocionale e të pathelluara.

Presidenti i Republikës i fton të gjithë të shqetësuarit për ndërtimin e një teatri të ri të kenë durim e të lexojnë me objektivitet dekretin, të gjithë arsyetimin, argumentet dhe konstatimet ligjore të cilat bazohen vetëm në Kushtetutën e Shqipërisë, konventat e marrëveshjet ndërkombëtare ku vendi ynë është palë, detyrimet që lindin prej tyre dhe legjislacionin tonë në fuqi.

Dekreti i Presidentit të Republikës i mbështet argumentet vetëm mbi dokumentacionin zyrtar bashkëshoqërues të ardhur nga Kuvendi i Shqipërisë.

Presidenti i Republikës është i bindur se, nëse të gjithë do të udhëhiqen vetëm nga interesi kombëtar dhe publik, jo vetëm garantohet ruajtja e kompleksit teatror e restaurimi i tij si pjesë e trashëgimisë kombëtare, por edhe garantohet ndërtim i teatrit të ri në mënyrën më transparente e më të përgjegjshme, duke respektuar plotësisht legjislacionin aktual si dhe duke shmangur çdo konflikt artificial.

Me këtë rast Presidenti i Republikës fton të gjithë të interesuarit për zgjidhje të lexojnë me vëmendje në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës http://president.al/njoftim-per-media/ dekretin, arsyet e kthimi për rishqyrtim në Kuvend të këtij ligji.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019654035568237
array(1) { ["section"]=> string(82) "nuk-i-dekretoi-ligjin-per-teatrin-presidenca-i-pergjigjet-veliajt-keqardhje-129474" }