Nuk i ndahet tersi, theu këmbën para 3 vitesh ndërsa sot del me mask oksigjeni nga fusha

Publikuar tek: sport, më 21:59 08-09-2018 Nuk i ndahet tersi, theu këmbën para 3 vitesh ndërsa sot del me mask oksigjeni nga fusha

Mbrojtësi anglez i Manchester United Luke Shou mund të cilësohet me plot gojën si një lojtar që e ndjek tersi ngado.

Lojtari i “tre luanëve” përjetoi një nga momentet më të errëta dy sezone më parë ku në një ndeshje të Champions League kundër PSV ai theu këmbën pas një ndërhyrje të rëndë të një prej lojtarëve të skuadrës holandeze.

Megjithatë ai gjeti forcat të rekuperohej dhe të rikthehej i fortë në fushën e blertë, por mesa duket dëmtimet do e ndjekin nga pas sërish.

Kjo pasi në sfidën e sotme të Anglisë me Spanjën për Ligën e Kombeve ai pati një përplasje të fortë në kokë pas një dueli me Dani Karvahal.

 Rënia në tokë ishte e fortë, me lojtarin që doli nga fusha e lojës me maskë oksigjeni. Mbetet për t’u parë shkalla e dëmtimit, me Shou që sërish rrezikoi shumë në fushën e lojës më të dashur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E BUJSHME/ Milan ëndërron lavdinë, kuqezinjtë në “gjah” për kampionin e botës
Gjetan KETA shpallet kampion bote, si shkatërroi BOSHNJAKUN »
Article Logic
Execution time: 0.069307088851929
array(1) { ["section"]=> string(94) "nuk-i-ndahet-tersi-theu-kemben-para-3-vitesh-ndersa-sot-del-me-mask-oksigjeni-nga-fusha-133672" }