‘Nuk ka bir ku*ve që na nxjerr në rrugë’, deputetët e opozitës në protestë me banorët e Unazës së Re

Publikuar tek: aktualitet, më 08:51 09-11-2018 ‘Nuk ka bir ku*ve që na nxjerr në rrugë’, deputetët e opozitës në protestë me banorët e Unazës së Re

Protestës së banorëve të Unazës së Re i janë bashkuar edhe deputetë të opozitës.

Deputetja demokrate Oriola Pampuri u shpreh se do të jenë në krah të qytetarëve për të drejtat e tyre.

“Këta qytetarë janë me të gjitha të drejtat banorë të atyre banesave. Mbështetja jonë do të jetë mbështetje morale, do te jemi në krah të qytetarëve.  Nuk mund t’i heqim të drejtën  e strehimit që është baza. I kemi hequr të drejtën e punësimit por nuk mund t’i heqim edhe këtë të strehimit”, u shpreh Pampuri.

Një nga protestuesit mbante në dorë një pankartë me mbishkrimin ‘Nuk ka bir ku*ve që na nxjerr në rrugë’, shprehje kjo e përdorur edhe me herët nga politikanët shqiptarë.

Ndërkohë këta banorë kanë disa ditë që protestojnë në mbrojtje të ndërtesave të tyre që do të preken nga projekti i ‘Unazës së Madhe.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Burrat shqiptarë më të 'keqtrajtuarit' për lejen e prindërimit
Sot del para VETTINGUT prokurori i arrestimeve VIP »
Article Logic
Execution time: 0.0042259693145752
array(1) { ["section"]=> string(104) "nuk-ka-bir-ku-ve-qe-na-nxjerr-ne-rruge-deputetet-e-opozites-ne-proteste-me-banoret-e-unazes-se-re-140845" }