Nuk ka fitues në derbi, Tirana-Partizani ndahen në paqe

Publikuar tek: sport, më 16:32 07-12-2015 Nuk ka fitues në derbi, Tirana-Partizani ndahen në paqe

Derbi nuk ka fitues, me Tiranën e Partizanin që ndanë nga një pikë mes tyre, pas një 90 minutëshi të kujdesshëm, të cilin të dyja skuadrat nuk kërkonin ta humbisnin duke qenë se ishte sfida më e rëndësishme e kalendarit. Pavarësisht rasteve të pakta Alban Hoxha ishte njeriu ndeshje, duke bërë dy pritje vendimtare  të cilat zgjatën në dy vjet pathyeshmëri e të kuqve në derbi. Një barazim që shërben më shumë për moralin, pasi në klasifikim, të dyja ekipet humbasin terren, Tirana me Europën e Partizani, që sheh Skënderbeun të afrohet dy pikë larg.

Derbi rikthehej pas 7 vjetësh në “Selman Stërmasi” por dhe për shkak të orës prania e tifozëve nuk ishte maksimale, gjithsesi në tribuna ata që ishin të pranishëm bënë të ndihet prania e tyre, tifozët e Tiranës me një dekor të tërin bardheblu ndërsa të kuqtë, me një dekor që sërish evokonte emra të njohur të klubit. Sfida nisi me një minutë heshtje në nder të ish-peshëngritësit të njohur kryeqytetas, Mirjan Hakani, që u nda nga jeta këtë të dielë. Në momentin që fjalën e mori fusha ekipet e kishin të vështirë të shpreheshin në fazën sulmuese dhe për pasojë ishin tifozët që sulmuan me ata bardheblu që ngritën dhe një helikopter mbi stadium me mbishkrimin Tirona. Partizani ndërkohë u përpoq të kundërpërgjigjej në fushë me një seri fintesh të Mazrekajt por që nuk sollën asgjë. Ndërkohë në të 23-tën Muca dha një harkim të përsosur për Fukuin, por Hoxha ishte në pozicion duke pritur goditjen e japonezit. Ndeshja nuk kishte shumë spektakël megjithatë shkëndija ekipet u përpoqën të jepnin, si në rastin e Trashit që hodhi një top në qendër të cilin Sukaj nuk e devijoi dot. Në të 40-tën, Trashi kërkoi zgjidhjen personale por ishte i pasaktë, ndërsa 2 minuta më pas Lika kërkoi të peshkonte në zonë Fukuin, por Ibrahimi mbylli një top të nisur nga japonezi për te Bakaj. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa pjesën e dytë një sinjakl u përpoq ta jept Mazrekajt në të 53-tën por dhe ai ishte jo i saktë. Goditjet nga distanca vazhduan të ishin zgjidhet më efikase me dy mbrojtje të mbyllura dhe 4 minuta më pas dhe Sukaj kërkoi golin nga larg por gjeti gati Bakajn. Gjithsesi momentin më të mirë do ta kishte Tirana me Likën që mori mirë krahun dhe topin që vajta te Fukui, mbi goditjen e së cilës fluturoi Hoxha duke mbyllur portën.

Përgjigja e Partizanit ishte më një goditje të Mazrekajt që u devijua në goditje këndi. Në të 78-tën, Fazliu i ardhur nga stoli u nis i vetëm drejt portës, por Smajli ndërhyri pastër duke ndalur aksionin. Në të 86-tën, Tirana pati shansin të ngjyroste bardheblu derbin, por Hoxha u shfaq si njeriu ndeshje duke pritur mirë.

Minutat e mbetura dhe ato 5 shtesë të akorduara nga gjyqtari i katërt nuk sollën ndryshimin e barazimit, me dy skuadrat që u ndanë në paqe në rezultat, me Tiranën që sërish nuk arrin të fluturojë në derbi, ashtu si tifozët e saj.

(SuperSport)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Selman Stermasi”, tifozët dhurojnë spektakël në derbin e kryeqytetit
Man.United jashtë Champions-it, Llorente ‘i mohon’ Juventusit vendin e parë »
Article Logic
Execution time: 0.018104076385498
array(1) { ["section"]=> string(60) "nuk-ka-fitues-ne-derbi-tirana-partizani-ndahen-ne-paqe-27171" }