“Nuk ka gërshërë për shpenzimet”. Ministria e Financave publikon shifrat për shtresat në nevojë dhe kompensimin

Publikuar tek: ekonomi, më 17:57 29-06-2015 “Nuk ka gërshërë për shpenzimet”. Ministria e Financave publikon shifrat për shtresat në nevojë dhe kompensimin

“Nuk ka asnjë “gërshërë” në shpenzimet e planifikuara, qeveria nuk po shkurton fondet e shpenzimeve për ndihmën ekonomike, për pagesën e papunësisë, pensionet e invaliditetit, kompensimin e shtresave në nevojë dhe çdo lloj shpenzimi tjetër me natyrë sociale.” Kjo është ajo çfarë thuhet në deklaratën e Ministrisë së Financave. Ministria bën me dije edhe shifrat për shtresat në nevojë dhe kompensimet duke shpjeguar njëkohësisht edhe se pse është ulur pagesa e papunësisë duke thënë se kjo vjen si rezultat i mos mbylljes së aktiviteteve, pra mos rritjes së numrit të punëkërkuesve.

“Lidhur me pretendimin se “krahasuar me 5-mujorin janar-maj 2014, ndihma ekonomike është reduktuar me mbi 2.5 miliardë lekë, ose 25% më pak”, Ministria e Financave bën të ditur se diferenca vjen si rezultat i faktit se 5 mujori janar - maj 2014 ka përfshirë pagesën e këtij zëri edhe për 3 muajt e fundit të 2013 (tetor - dhjetor), të cilat u paguan si detyrime të prapambetura në vitin 2014. Për ta adresuar përfundimisht këtë problem, nga fondet e pagesave të prapambetura u alokuan për këtë zë 2.3 miliardë lekë me Aktin Normativ të buxhetit 2014 nr.1 datë 17.09.2014.

Pretendimi i shprehur, sipas të cilit, pagesa e papunësisë është ulur edhe më tepër në muajin maj 2015, kur rezulton se në fund të 5-mujorit ishin dhënë 174 milionë lekë më pak, ose 38.3% më pak se sa vitin e kaluar, nuk qëndron. Ministria e Financave është e detyruar të shpjegojë, në mënyrë të përsëritur, se kjo diferencë vjen si rezultat i mos mbylljes së aktiviteteve, pra mos rritjes së numrit të punëkërkuesve të papunë për këtë periudhë, krahasuar me një vit më parë. 

Pretendimi tjetër i pabazuar ka të bëjë me ish të përndjekurit, për pagesën e dëmshpërblimeve të të cilëve, për 5-mujorin, pretendohet se nga ky fond janë dhënë 105 milionë lekë më pak. Edhe në këtë rast Ministria e Financave shpjegon se fondi i shpenzuar për këtë zë varet gjerësisht nga numri i dosjeve efektive të paraqitura, trajtuara dhe të përcaktuara për të përfituar kompensimin në fjalë. I njëjti arsyetim vlen edhe për dosjet e kompensimit të ish-pronarëve, disbursimi i të cilëve varet nga numri dhe ecuria e trajtimit nga ALUIZNI dhe AKKP të dosjeve të paraqitura. Ndërkohë që të ardhurat e mbledhura rezultojnë dukshëm më të larta, pothuajse sa dyfishi i planit të periudhës.

Kompensimi i parashikuar për shtresat në nevojë kap vlerën e 667 milionë lekëve për periudhën janar - maj, sipas tabelës së statistikave fiskale”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Ministria e Financave ndalet më tej te vendimi i këshillit të ministrave duke shpjeguar “Që nga miratimi i VKM nr. 8, datë 14.01.2015, për këtë qëllim, janë disbursuar gjithsej 1.147 milionë lekë, përkatësisht sipas zërave: 636 milionë lekë pensione, 332.9 milionë lekë ndihmë ekonomike dhe 178.3 milionë lekë pagesë paaftësie. Në këto kushte, realizimi faktik nuk figuron në zërin e planifikuar (kompensimi për shtresat në nevojë), por rezulton i shpërndarë sipas zërave specifike të kategorive përfituese, si më sipër. Njëkohësisht, fondi prej 452.8 milionë lekë i mbetur, do të alokohet gjatë gjysmës së dytë të vitit, po sipas këtyre zërave”.

.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021270036697388
array(1) { ["section"]=> string(114) "nuk-ka-gershere-per-shpenzimet-ministria-e-financave-publikon-shifrat-per-shtresat-ne-nevoje-dhe-kompensimin-14906" }