Nuk kanë të ndalur largimet nga Liverpool, ky është 'ylli' tjetër që bën gati valixhet

Publikuar tek: sport, më 19:50 10-01-2018 Nuk kanë të ndalur largimet nga Liverpool, ky është 'ylli' tjetër që bën gati valixhet

Mesa duket Liverpooli është kthyer në një treg për të blerë lojtarë për të gjitha skuadrat europiane.

Pas largimit të Kutinjos drejt Barcelonës, një tjetër 'yll' i skuadrës angleze mund të largohet. Këtë herë bëhet fjalë për të sapo-mbërriturin Muhamed Salah.

Ky i fund kërkohet nga skuadra e Real Madrid, që e shikon egjiptianin si një zëvendësues ideal të Ronaldos, në kohën kur ky i fundit nuk po kalon formën e tij më të mirë.

Por në ndryshim nga braziliani Kutinjo që kërkonte me ngulm largimin për në Katalunjë, Salah preferon të qendrojë në “Anfiled”.

Gjithsesi një oferte të Real Madrid pak futbollistë mund t’i rezistojnë dhe vera do të tregojë se si do të përfundojë kjo histori merkatoje. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Futbollisti i kombëtares shqiptare kalon te ekipi i Panathinaikos
U përfol për një kalim te Barcelona, mbrojtësi i njohur flet për të ardhmen »
Article Logic
Execution time: 0.022180080413818
array(1) { ["section"]=> string(90) "nuk-kane-te-ndalur-largimet-nga-liverpool-ky-eshte-ylli-tjeter-qe-ben-gati-valixhet-106134" }