Nuk kanë të ndalur largimet nga Top Channel, zbulohet emri tjetër që iku nga gjiganti mediatik

Publikuar tek: aktualitet, më 18:11 14-11-2017 Nuk kanë të ndalur largimet nga Top Channel, zbulohet emri tjetër që iku nga gjiganti mediatik

Vazhdojnë largimet masive të gazetarëve dhe drejtuesëve nga televizioni kombëtar “Top Channel”.

Pas lajmit që publikoi newsbomb.al, për largimin e drejtorit të informacionit Sokol Balla është zbuluar një tjetër largim nga ky televizion. Duket se largimi Ballës nuk ka qenë largimi i vetëm nga departamenti i informacionit, pasi një muaj më herët ishte larguar edhe prodecenti ekzekutiv Enkelejd Llanaj.

Llanaj është një njohje shumë e vjetër e këtij televizioni, ku fillimisht kishte punuar si gazetar në terren në fushën e ekonomisë, kryeredaktor i sektorit të ekomonisë dhe së fundmi ishte në rolin e prodecentit ekzekutiv të lajmeve.

Mësohet se redaksia e lajmeve të “Top Channel” është përshirë nga një rrëmujë shumë e madhe e shkaktuar nga largimi drejtuesëve, por edhe largime të tjera të mundshme të gazetarëve të terrenit.

Article Logic
Execution time: 0.0028870105743408
array(1) { ["section"]=> string(95) "nuk-kane-te-ndalur-largimet-nga-top-channel-zbulohet-emri-tjeter-qe-iken-pas-sokol-balles-99565" }