"Nuk kapim dot p**h plako, dun veç kële*”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:15 01-08-2016

Nga Sara Kapo

"Është drras fare plako, nuk ka bythë fare dhe as cica fare. Lene iher që me kë s’ka qenë se e kom pa unë nja ca herë, me qenë aq e shemtut dhe të ketë shku më gjith ato"

"Kjo është krye bundër plako, e ke pe si hec? Sikur e kanë shkly 5 veta. Vishet edhe si prostitutë kur del kanej nga blloku"

Si ta them me lezet... A po na hani k**in?

Në rradhë të parë, dilni një herë nga shtëpia e "plakës dhe plakut" dhe ndoshta,NDOSHTA, mund ta marim parasysh mendimin tuaj : a do shtojmë peshë apo ta veshim fustanin më të gjatë. Shumë opinione shprehni, e kuptoj, keni kohë të lirë kur rrini tek lloto e lagjes tërë ditën, dhe kur kapni naj lek i harxhoni tek tallavaja 10 metra më tutje, por të paktën mos u ankoni për bamjet e "plakës" vetem sepse ashtu thotë interneti. Deri tani keni qenë thjesht qënie që kanë thithur dashuri, lekë, ushqim, ujë dhe vemendje nga 2 individë të cilët (kujdes, do flas blasfemi) në fund të ditës, duan edhe të bënë sex rehat pa një pallosh në shtëpi që kërkon 5 mijë leksha. Thënë këtë, KUSH RIKËN KUJTON SE JE të ofendosh dhe të shpifësh për dikë pa e njohur?

"Nuk kapim dot p**h plako, dun veç kële*”

JO...plako... nuk dun veç kële. Nëse deshiron të kesh një femër të tillë në krahë, përveçse është problemi jot, mund ta çosh bythën edhe të punosh 3 punë që ta "kapësh". Problemi DJALI, nuk është tek këlet, por tek fakti që të dalësh me ty, duke qenë se e vetmja aspiratë që të bën të mendosh, është ku do kalosh fundjavën dhe pushimet, ( thuj ti je lodh shumë tërë vitin) do dordollisësh se sa burrë je, e sa norma ke, e sa cm të hapur duhet ta ketë e dashura cipën. Epo na falni shumë nëse nuk lagemi kur na tregoni sa herë keni pirë bar dhe keni qenë në palestër. Ju kërkojmë ndjsesë thellësisht që nuk performojmë sex oral mbi ju sa herë nuk e pranoni që femra përballë mund të ketë 2 ose 3 informacione më shumë se ju. Pendohemi që nuk jemi futur në një kabinë tualeti me ju sa herë që na tregoni për kushërinjtë që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Thënë këto...apo na lini rehat?

E di, ka përjashtime, por ju lutem mos të bëhemi hipokritë sepse të gjithë kemi të paktën 5 lloto në lagje, dhe janë plot çdo orë të ditës, 7 ditë në javë...dhe ju e dini që kështu janë shumica!!!!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02193284034729
array(1) { ["section"]=> string(42) "nuk-kapim-dot-p-h-plako-dun-vec-kele-48415" }