Nuk merrni kuponin tatimor? Gjobë 1000 lekë. Bizneset? Herën e parë gjobë, pastaj... burg

Publikuar tek: ekonomi, më 09:08 01-09-2015 Nuk merrni kuponin tatimor? Gjobë 1000 lekë. Bizneset? Herën e parë gjobë, pastaj... burg

Nëse nuk merrni kuponin tatimor të mallrave apo shërbimeve do të gjobiteni edhe ju.

Punonjësi i Tatimeve që mund të kalojë qoftë edhe në kafenenë e mëngjesit për të ushtruar kontroll, ka të drejtë t’ju gjobisë. Me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve, fillimisht blerësit që do të marrin këtë faturë do të këshillohen e ndërsa menjëherë pas këtij procesi do të nisë marrja e masave me gjobë.

Në bazë të ligjit për procedurat tatimore, blerësi ose përfituesi i shërbimit, me udhëzim të Ministrisë së Financave dhe ministrit Cani, nëse nuk ka një kupon tatimor në vendin ku i është ofruar shërbimi apo në vendin e shitjes do të gjobitet me 1000 lekë.

Sigurisht që masa ndëshkimore edhe më të forta do të merren për tregtarët, ndaj të cilëve, siç raporton Shqip, moslëshimi i kuponit dënohet me burg.

Fillimisht procedohet me gjobë në vlerën 200 mijë lekë për tatimpaguesit si subjekte dhe 50 mijë lekë për tatimpaguesit e tjerë.

Nëse situata përsëritet, herën e dytë gjobva shkon 300 mijë lekë për subjektet dhe 100 mijë lekë për të tjerët.

Pas marrjes së këtyre masave, herën e tretë “përsëritja e evazionit tatimor” përcakton si masë, kallëzimin penal.

Edhe në rastet kur kuponi tatimor është i pasaktë, si përshembull kur ka çmim të ndryshëm nga çmimi i afsishuar.

Gjithashtu shitësi ka detyrim ligjor të afishojë në një vend të dukshëm detyrimin e blerësit për të tërhequr kuponin tatimor. Tatimpaguesi që nuk e bën këtë, dënohet me gjobë 20 mijë lekë. Ndërsa mosafishimi i çmimeve apo shërbimeve dënohet me gjobë me 35 mijë lekë pë rtatimpaguesit e klasifikuar si biznes i vogël dhe 65 mijë lekë për tatimpaguesit e tjerë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025789022445679
array(1) { ["section"]=> string(88) "nuk-merrni-kuponin-tatimor-gjobe-1000-leke-bizneset-heren-e-pare-gjobe-pastaj-burg-19649" }