Nuk mori pjesë në Kuvendin Kombëtar, shpërthen Patozi: Mbajeni mend këtë datë

Publikuar tek: barometri, më 07:27 30-04-2018 Nuk mori pjesë në Kuvendin Kombëtar, shpërthen Patozi: Mbajeni mend këtë datë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi ishte në radhët e demokratëve që nuk morën pjesë në Kuvendin Kombëtar që u mbajt ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve, ku u vendos për ndryshimet statutore.

Lulzim Basha dhe Sali Berisha gjatë fjalës së tyre bënë thirrje për bashkim, por Astrit Patozi u është përgjigjur mjaft ashpër. Sipas tij sot është dita kur mes demokratëve u vendos përfundimisht “perdja e hekurt”, dhe e quajti një ditë të zezë për demokratët.

“Mbajeni mend mirë këtë datë! Është dita kur historia e Partisë Demokratike pritet si me thikë. Sot u legalizua gati me unanimitet kthimi në ndërmarrje private të një personi i forcës politike, që përmbysi diktaturën komuniste dhe udhëhoqi shumicën e proceseve transformuese të Shqipërisë në 28 vjetët e fundit.”- shtoi Patozi.

Kujtojmë që pak më parë, reagoi edhe Jozefina Topalli, me tone të ashpra dhe akuza kundrejt kreut të PD-së Lulzim Basha.

Reagimi i plotë i Astrit Patozit:

MES DEMOKRATËVE U VENDOS SOT PËRFUNDIMISHT "PERDJA E HEKURT"

Mbajeni mend mirë këtë datë! Është dita kur historia e Partisë Demokratike pritet si me thikë.
Sot u legalizua gati me unanimitet kthimi në ndërmarrje private të një personi i forcës politike, që përmbysi diktaturën komuniste dhe udhëhoqi shumicën e proceseve transformuese të Shqipërisë në 28 vjetët e fundit.
Ndaj sot nuk është një ditë e zezë vetëm për demokratët.
Është ndoshta hera e parë në botë që një forcë politike mbledh Kongresin e saj vetëm për të ndryshuar statutin. 
Dhe e konsideron këtë si një fitore, ndërkohë që nuk është mbushur ende viti, që kur statuti pararandës u flak botërisht në koshin e plehrave si një tefter pa vlerë.
Duhet të jetë me siguri rasti unikal në planet kur një parti e madhe e shkruan me dorën e vjet 3 vjet përpara që do t'i humbasë zgjedhjet dhe se pas disfatës do të drejtohet sërish nga i njëjti kryetar. Këtë, të paktën, mund të na e kishin kursyer.
Mos u çudisni që u përpoqën më kot t'i shisnin disa diskutime kritike në Kuvend si shenjë e ndryshimeve pozitive që gjoja po ndodhin në Partinë Demokratike. 
Lodhen kot, sepse e kanë pothuajse të pamundur që të gënjejnë njeri me ketë. 
Sepse problemi ynë këto vitet e fundit nuk ka qenë kurrë se të ndalojnë të flasësh, por se nuk lejojnë që të dëgjohesh.
Për fat të keq, sot Partia Demokratike ngjason shumë me Berlinin e pasluftës, kur sovjetikët dhe gjermanolindorët morën vendimin për ndërtimin e murit famëkeq. 
Ky Kuvend ishte perdja e hekurt të Lulzim Bashës për të ndarë demokratët dhe për të izoluar përfundimisht nga çdo gjë perendimore atë që ka mbetur nga Partia Demokratike e drejtuar prej tij.
Por të gjithë ne e dimë mirë se si përfundoi historia e Murit të Berlinit dhe e Republikës (së Re) Demokratike Gjermane.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.076871871948242
array(1) { ["section"]=> string(82) "nuk-mori-pjese-ne-kuvendin-kombetar-shperthen-patozi-mbajeni-mend-kete-date-118848" }