“Nuk na mundin dot pinjollët e hashashit”, shpërthen Idrizi ndaj Ramës dhe Bashës: Deshën të na zhduknin

Publikuar tek: barometri, më 07:42 10-06-2018 “Nuk na mundin dot pinjollët e hashashit”, shpërthen Idrizi ndaj Ramës dhe Bashës: Deshën të na zhduknin

Mblidhet Këshilli Kombëtari i PDIU. Ndërsa kreu i kësaj force politike Shpëtim Idrizi po mban fjalën e tij nuk është kursyer me akuza në drejtim të krerëve të politikës.

 

 

I mbetur jashtë Parlamentit Idrizi u shpreh se tentuan t’i zhdukin politikisht. Sipas Idrizit Rama dhe Basha kanë harxhuar para për të bërë foto me Donald Trump, e ndërsa nuk është bërë asgjë për çështjen çame.

“Ka ardhur koha të nxëmë fort edhe nga gabimet tona’, tha Idrizi, ndërsa më tej kreu i PDIU bëri thirrje për ringritje, për ta bërë Çamërinë të kumbojë në Parlament, siç tha ai.

“Lekët që shoku Rama dhe zoti Basha harxhuan për të bërë foto me Donald Trump nuk janë pak. Nëse do të kishin 2 fije ndërgjegje kombëtare do ia kishit treguar botës me kohë këtë tragjedi historike. Ja ku ua them sot se ne nuk na mundi dot Enveri dhe jo të na mundin pinjollët e hashashit. Prej kësaj politike janë larguar nga kjo tokë mbi 400 mijë njerëz. Unë e di që përballë varfërisë, ikjes masive nga ky vend është e vështirë të flasësh sot për çeshtjen çame. Por pa dinjitet dhe identitet kombëtar nuk mund të ketë një qytetar që reagon. Tani pyetja është se çfarë duhet të bëjmë ne, të rrijmë dhe të qajmë. Jo përgjigja është shumë e thjeshtë ne duhet të ringrihemi. Ne jemi një fis ilirësh që kemi parë dhe hequr shumë gjatë gjithë jetës sonë. Prandaj ne thjesht na duhet të vazhdojmë udhën tonë që na kanë shenjuar të parët tanë’, tha ai.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027528047561646
array(1) { ["section"]=> string(107) "nuk-na-mundin-dot-pinjollet-e-hashashit-shperthen-idrizi-ndaj-rames-dhe-bashes-deshen-te-na-zhduknin-123846" }