Nuk ndalet Majlinda Kelmendi, fiton medaljen e artë në Paris

Publikuar tek: sport, më 19:11 11-02-2017 Nuk ndalet Majlinda Kelmendi, fiton medaljen e artë në Paris

Majlinda Kelmendi ka bërë sërish krenar shqiptarët me fitoren e saj të radhës në xhudo. Xhudistja nga Kosova ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin që u mbajt në Paris.

Kelmendi në gjysmëfinale mposhti amerikanen Angelica Delgado, kurse në çerekfinale atë nga Kanada, Ecaterina Guica. 25-vjeçarja fitoi në finale ndaj japonezes Natsumi Tsunoda, e cila mposhti kosovaren Distria Krasniqi në gjysmëfinale.

Vlen të theksohet se Majlinda është zgjedhur si xhudistja më e mirë e vitit 2016 nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF).

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025238037109375
array(1) { ["section"]=> string(65) "nuk-ndalet-majlinda-kelmendi-fiton-medaljen-e-arte-ne-paris-68450" }