Nuk ndalet qeveria, betonieret në zemër të Parkut të Tiranës për kompleksin e ri gjyqësor

Publikuar tek: politike, më 09:40 10-09-2015 Nuk ndalet qeveria, betonieret në zemër të Parkut të Tiranës për kompleksin e ri gjyqësor Pamje e kompleksit te ri ku kerkohet nderhyrje, ne qender te Liqenit Artificial ne Tirane

Nuk ndalet qeveria. Këtë radhë ka hapur procedurën për të thirrur studiot e arkitekturës vendase apo ndërkombëtare, për të ndërhyrë në zemër të liqenit artificial të Tiranës. Bëhet fjalë në zonën e shkollës së Magjistraturës dhe zyrat e reja të Gjykatës së Lartë, të cilat do të vendosen aty ku janë. 

Atelier Albania ka lëshuar dy ditë më parë thirrjen për projekte në një konkurs ndërkombëtar për “ide arkitekturore” nëpërmjet të cilave, sikurse thotë, do të kërkohen zgjidhjet më të mira për reabilitimin dhe adaptimin e godinave aktuale që janë në zonë, për të vendosur aty zyrat e reja të Gjykatës së Lartë dhe shkollës së Magjistraturës.

Sipas dokumenteve, një juri prapë ndërkombëtare (emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur) do të përzgjedhin projektet fituese.

faximile3

Faza e parë pas thirrjes për propozime do të përfundojë në 30 shtator, ndërsa selektimi I firmave të para do të bëhet në 1 dhe 2 tetor. Sipas kalendarit, në 19 tetor, do të mbahet një seminar në Tiranë ku do të prezantohen projekt propozimet dhe në 16 apo 17 nëntor, sipas asaj që thuhet në dokumentet e qeverisë, do të shpallet fituesi.

Në njoftimin e bërë për këtë punë, nuk ka asnjë fond që është bërë publik sesa do të duhet të harxhojë qeveria për të bërë këtë projekt, apo kritere të tjera të nevojshme për tenderin ndërkombëtar.

Katër muaj më parë, një konkurs i ngjashëm për hyrjen e Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës dështoi, edhe pse u prezantuan 9 firma. Shkak u bë presioni i madh i qytetarëve për të mos lejuar betonizimin e hyrjes së parkut të liqenit Artificial të Tiranës. Qeveria, anuloi vendimmarrjen në atë kohë me argumentin se procedura do të rihapej në shtator. Ndërkohë që nuk ka dhënë një afat të ri për çështjen.

Këtë radhë, duket se puna me betoniere, do të fillojë mu në zemër të liqenit Artificial, për të rikonceptuar godinat dhe për të bërë një kompleks të ri për gjyqësorin. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lezha mbetet pezull, flet Ndrec Dedaj: Nuk dorëhiqem
Rama shkarkon drejtuesit e Lezhës, humbën zgjedhjet »
Article Logic
Execution time: 0.023329019546509
array(1) { ["section"]=> string(94) "nuk-ndalet-qeveria-betonieret-ne-zemer-te-parkut-te-tiranes-per-kompleksin-e-ri-gjyqesor-20419" }