Nuk respektuan rregullat për këmbësorët, policia ndëshkon shoferët

Publikuar tek: aktualitet, më 11:57 09-11-2018 Nuk respektuan rregullat për këmbësorët, policia ndëshkon shoferët

Policia e Tiranës ka zhvilluar një sërë kontrollesh në Tiranë pas ankesave të qytetarëve se shoferët nuk respektojnë vijat e bardha dhe pikat e kalimit të kalimtarëve.

 

Sipas policisë rrugore, janë ndëshkuar me dhjetra shoferë pasi nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Policia Rrugore e Tiranës, referuar ankesave që përcjellin këmbësorët por jo vetëm, për shkak të mosdhënies së përparësisë së ndërsjellët në raport mjet këmbësor dhe anasjelltas, organizoi disa pika kontrolli të ndryshme në rrugët e kryeqytetit, me qëllim monitorimin, sensibilizimin por edhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor që janë një shqetësim dhe rrezik permanent në rrugët e kryeqytetit, ku mjafton të analizosh aksidentet rrugore me pasoja fatale, për të kuptuar rrezikun që u kanoset, por edhe drejtuesve të mjeteve njëkohësisht.

Nga kontrollet e ushtruara janë konstatuar dhe

  • • ndëshkuar 65 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.
  • • ndëshkuar 45 drejtues mjetesh për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjeteve.
  • • ndëshkuar 42 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.
  • • ndëshkuar 27 drejtues mjetesh për shkelje semafori.
  • • janë këshilluar shumë në lidhje me detyrimet dhe normat e sjelljes gjatë përdorimit të rrugës.

Ndërkohë gjatë kontrolleve policore për shkeljet e lartpërmendura, është verifikuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës një drejtues mjeti i cili rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.10 mg/l si dhe janë vendosur 478 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Punonjësit e Bypass-it të Fierit në PROTESTË: Duam pagat, nuk lejojmë punimet
Prokurori i arrestimeve VIP në sitën e vettingut, KPK: Ka kryer deklarim të rremë të pasurisë »
Article Logic
Execution time: 0.053351163864136
array(1) { ["section"]=> string(72) "nuk-respektuan-rregullat-per-kembesoret-policia-ndeshkon-shoferet-140873" }