Nuk shkuan në takimin me Edi Ramën, pushohen nga puna 4 drejtorë në Vlorë

Publikuar tek: politike, më 13:22 02-06-2015 Nuk shkuan në takimin me Edi Ramën, pushohen nga puna 4 drejtorë në Vlorë Edi Rama gjate vizites ne Vlore diten e diele

Katër drejtorëve në Vlorë u ka kushtuar shumë shtrenjtë mungesa ditën e djelë në takimin me kryeministrin Edi Rama në Pallatin e Kulturës në qytetin bregdetar. 

Takimi është thirrur nën përgjegjësi të plotë të kryeministrit që ka kërkuar edhe stafin e administratës, por duket se katër drejtorë, për aryse të ndryshme, ose kanë pasur punë të tjera, ose kanë neglizhuar kryeministrin.

Dhe për më tepër, apelin për prezencën apo mosprezencën e tyre në aktivitet, e bëri vetë kryeministri.

Kështu drejtori i Rezervës së shtetit Xhevdet Suli, kur iu thirr emri nuk ishte në sallë; As drejtori Ilirjan Muço i drejtorisë së Higjenës nuk ishte present; të njëjtin fat pati edhe drejtori i Entit të Banesave Edvin Brokaj; pas liste nuk mbeti as drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ushqimit.

Të gjithë nuk ishin present në sallën e mbledhjes së kërkuar nga kryeministri dhe deputeti i parë i Vlorës. Në fakt, Edi Rama e konsideroi këtë si mungesë përgjegjësie nga ana e drejtorëve në një sallë ku do të kishte edhe detyra të qarta. Ai foli në sallë për pezullimin e tyre. Urdhëri i pezullimit u anulua vetëm për drejtorin e AKU, i cili u shfaq pak kohë më vonë në sallë, pasi gjatë paradites kishte pasur probleme me shëndetin dhe e kishte kaluar kohën në spital.

Ishte një mbledhje për të cilën të gjithë drejtorët kishin dijeni. Ky fakt, ditën e djeshme, u denoncua nga ana e Partisë Demokratike në Vlorë. Nëpërmjet një daljeje publike, zëdhënësi i PD së Vlorës tha se Edi Rama nuk po përfaqëson më ASHE, por është duke u sjellë si drejtor i OSHE, duke kërcënuar me burg e duke shkarkuar drejtorët nga detyra, vetëm se nuk i binden urdhërit të tij për të mbledhur vota për kandidatin e majtë, tha zëdhënësi i PD në deklaratën për shtyp. “Dhe të mendosh shprehet PD, se Rama e mbylli katërorarëshin e tij në Vlorë, aty ku duhet ta mbyllte, në spitalin psiqiatrik”.

Në fakt, duket se drejtorët janë penalizuar me pezullim pa afat. Edhe pse pas takimit, secili prej tyre ka dhënë edhe argumentat se pse nuk ka qenë në mbledhjen me kryeministrin. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja si i blen votat me miell, kryetari i Bashkisë së Vorës Fiqiri Ismaili (Letra)
Raporti i Bordit të Monitorimit të Mediave, transmetimet “live” dominohen nga PS »
Article Logic
Execution time: 0.054352045059204
array(1) { ["section"]=> string(78) "nuk-shkuan-ne-takimin-me-edi-ramen-pushohen-nga-puna-4-drejtore-ne-vlore-12495" }