Nuk u lejohet të performojnë në club-in e njohur në Tiranë, këngëtari shpërthen nga skena: Na bllokoi Arben Ahmetaj, turp o plehra

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:17 28-01-2017

Një situatë e pazakontë është regjistruar natën e së premtes në kryeqytetin shqiptar. Tri këngëtar kanë anuluar në moment të fundit koncertin e tyre për shkak se nuk ishin pajisur çertifikatën e regjistrimit të aktivitetit në shtet, ose siç njihet ndryshe NIPT-i.

 Aleksandër Gjoka dhe vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti, nuk kanë dalë dot në skenë për të kënduar për fansat e tyre të cilët kishin paguar për t’i dëgjuar, në një prej club-eve të famshëm të Tiranës. Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ka qenë Gjoka i cili ka marrë mikrofonin për të folur. Ai i ka kërkuar ndjesë të pranishmëve duke i njoftuar se Ministri i Financave të Shqipërisë Arben Ahmetaj, i ka bllokuar. Më vonë edhe Stefi Prifti ka reaguar në Facebook duke sqaruar situatën, përmes një statusi që shprehte revoltë ndaj qeverisë. “Një koncert revolte! Interesat e shtetit përplasen me të drejtat tona! A thua se ky shtet i zgjidhi të gjitha hallet dhe tani po merret me artistët! Eshtë një shprehje në botën e lirë, që thotë: Më respekto, të të respektoj. Kur kërkon diçka nga unë, më jep dhe të drejtat që më takojne, ndryshe shkojmë në diktaturë…”, ka shkruar Prifti./Revista Who

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.073518991470337
array(1) { ["section"]=> string(133) "nuk-u-lejohet-te-performojne-ne-club-in-e-njohur-ne-tirane-kengetari-shperthen-nga-skena-na-bllokoi-arben-ahmetaj-turp-o-plehra-66958" }