Numbeo rendit Shqipërinë ndër vendet me kriminalitet të lartë

Publikuar tek: ekonomi, më 12:23 17-08-2016 Numbeo rendit Shqipërinë ndër vendet me kriminalitet të lartë

Numbeo, një nga bazat më të mëdha të të dhënave, ka renditur Shqipërinë në vendin e 57 nga 118 vendet vendet që janë marrë në analizë përsa i përket ekspozimit ndaj krimit.

Indeksi i ekspozimit të Shqipërisë ndaj krimit rezulton Index 45.97, ndërsa Indeksi i Sigurisë llogaritet në 54.03.

Sipas renditjes së Numbeo-s, vendi ynë paraqet një situatë më shqetësuese të krimit edhe në krahasim me shtetet fqinje apo ato të rajonit.

Në vendin e parë për shkallën e lartë të krimit renditet Venezuela, ku ky indeks është 84.92. Koreja e Jugut është vendi me indeksin më të ulët të krimit, me 14.99.

Në kontinentin e Europës, Shqipëria renditet si vendi i 6 për nga kriminaliteti, ndërsa vendin e parë e mban Ukraina, me indeksin 49.43.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022809028625488
array(1) { ["section"]=> string(67) "numbeo-rendit-shqiperine-nder-vendet-me-kriminalitet-te-larte-49990" }