Numri i emigrantëve të huaj në Shqipëri thyen rekorde në 5 muaj

Publikuar tek: ekonomi, më 12:27 14-07-2016 Numri i emigrantëve të huaj në Shqipëri thyen rekorde në 5 muaj

Sipas një raporti nga CD Institute numri i emigrantëve të huaj gjatë periudhës janar-maj 2016 ka thyer rekorde duke arritur në 303. Në raport thuhet se pjesa më e madhe e emigrantëve të huaj të mbërritur në territorin shqiptar janë nga Afganistani (68), pasuar nga Maroku dhe Siria ( 62 dhe 63).  Në pjesën më të madhe te rasteve këta emigrantë lëvizin në grupe dhe shumë pak janë individë.

Kjo shifër është disa herë më e lartë sa i gjithë numri i emigrantëve të ardhur gjatë dy viteve të fundit.

Sipas një studimi të bërë në Mars të vitit 2016,  u krijua një faqe facebook-u “Transit Albania and Italia” për mes së cilës nxitej përdorimi i Shqipërisë si rrugë transiti për të kaluar më pas drejt vendeve të bashkimit Europian.

Arsyet kryesore të  flukseve të larta të emigrantëve kanë të  bëjnë me:

-luftërat e vazhdueshme dhe konfliktet politike në rajonet si Lindja e Mesme apo Afrika,

-kriza humanitare në Siri, Irak, Afganistan, Sudanin Jugor, Afrikën Qendrore, Nigerinë, Ukrainën etj;

me qeverisjen e dobët dhe projektet e dështuara të qeverinë në vende si Sudani, Somalia, Siria, Afganistani etj.

- lëvizjet e detyruara për shkak të fatkeqësive natyrore. Si pasojë e të cilave rreth 59.5 milionë njerëz në vitin 2015 u detyruan largoheshin nga vendbanimet e tyre.

 

aziljerkuesit_2.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022814989089966
array(1) { ["section"]=> string(69) "numri-i-emigranteve-te-huaj-ne-shqiperi-thyen-rekorde-ne-5-muaj-46551" }