Nuri Seferi humbet përballë polakut Glowacki

Publikuar tek: sport, më 10:17 01-02-2015 Nuri Seferi humbet përballë polakut Glowacki

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi është ndalur nga polaku Krzysztof Glowacki, në rrugën e tij drejt titullit kampion

38 vjeçari ka humbur përballjen me vendim të jurisë pas 12 raundeve kundër rivalit të tij. Në ndeshjen e organizuar në arenën e Turin të Polonisë, nuk kanë munguar edhe tifozët shqiptarë, të cilët kanë ndjekur nga afër Seferin . Krzysztof Glowacki me fitoren ndaj shqiptarit, ka siguruar biletën e finales për t'u ndeshur me mbajtësin e brezit botëror, gjermanin Marco Huck.

Ndeshja është vendosur me vendim unanim të të jurisë me rezultatet 118-110, 118-110 dhe 120-108 në favor të Glowackit.

Kjo ishte disfata e parë e Nuri Seferit që nga viti 2008 kur ishte mundur nga britaniku Herbie Hide. 38 vjeçari  nga Gostivari ka një rekord prej 36 fitoresh, 20 me knock out dhe 7 humbjesh.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rezultatet e Kategorisë Superiore, java e 20-të
Edgar Çani huazohet tek Leeds »
Article Logic
Execution time: 0.026945829391479
array(1) { ["section"]=> string(49) "nuri-seferi-humbet-perballe-polakut-glowacki-2052" }