Nuri Seferi nesër përballë turkut Arslan: Jam në formë

Publikuar tek: sport, më 22:23 16-09-2016 Nuri Seferi nesër përballë turkut Arslan: Jam në formë

Nuri Seferi, boksieri shqiptar që garon për Gjermaninë do të boksojë nesër për titullin kampion bote kundër turkut Firat Arslan. Ky i fundit në peshën e matur sot ka qenë 200 gramë më i rëndë se shqiptari, ndërsa ka një moshë të konsiderueshmë, plot 45-vjeç.

"Jam i përgatitur maksimalisht dhe pres ndeshjen e nesërme. Është e vërtetë që kur u peshuam ai ishte më i rëndë 200 gram. Mosha nuk luan asnjë rol, sepse është një ndër boksierët më të mirë në botë sepse ka arritur që ta tregojë ndaj të tjerëve. Është ndeshje shumë e vështirë, por stërvitja ka shkuar mirë, por deri në kohën e duhur dhe besoj se do t'ia dal", tha në fillim Seferi.

Më tej boksieri shqiptar tregon pikën e tij të fortë, por edhe të kundërshtarit. "Fizikisht ndjehem shumë mirë. Është kënaqësi për mua që ndeshem me një nga boksierët më të mirë në botë. Jam i karikuar për nesër. Për nesër jam i gatshëm. Jam në formë shumë të mirë dhe synimi është që të fitoj këtë ndeshje. Për një gabim të vogël mund të ndodhë gjithçka, por unë fizikisht jam i gatshëm për të boksuar. Pikën e fortë ai ka fizikun, është shumë i qëndrueshëm. Por, unë do të shfrytëzoj mundësitë taktike të mia dhe të jem unë fituesi i ndeshjes", përfundoi boksieri, raporton "Newsport.al".

Nuri seferi ka 37 fitore, nga të cilat 21 me K.O. ndërsa turku ka po të njëjtën numër fitoresh, por 23 me K.O. 7 humbje ka Nuri Seferi, nga të cilat 1 me K.O. Sa i përket Arslan, ai ka 8 humbje dhe dy barazime, përkundër Seferit që nuk ka asnjë barazim.

Sondazh per Personazhin e Vitit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Topi i Artë” jo më kompetencë e FIFA-s, çmimi i rikthehet revistës franceze
Vetëm dy javë kampionat shqiptar, dënohet gjyqtari i dytë. Drejtoi sfidën Laçi-Tirana »
Article Logic
Execution time: 0.025960206985474
array(1) { ["section"]=> string(59) "nuri-seferi-neser-perballe-turkut-arslan-jam-ne-forme-53175" }