"Nusja me shifon të zi"- MUSINE KOKALARI/ Ilir Lluri rrëfen: Amanet sendet personale për Muze…Por deri tani, për të, nuk ka një MUZE

Publikuar tek: kulture-art, më 19:13 27-04-2018

Jeta e saj nga lindja në kalldrëmet e Gjirokastrës, tek varrimi nën një qiparis në Rrëshen pas kalvarit të gjatë të persekutimit, burgosjes, vuajtjeve, ndarjes nga familjarët, internimit, sëmundjes që nuk e la në fund të ngrinte kokë dhe varrimi vetëm nga dy varrëmihësit e Rrëshenit, shoqëruar më pas me një drekë lamtumire, e vetmja drekë, siç shprehet autori, Ilir Lluri, (Kryetar I Unionit të Gazetarëve në Gjirokastër – autor I dokumentarit), që u shtrua siç nuk e ka zakon shqiptari, pikërisht në varreza, ishte filmi dokumentar rreth 60 minuta, që përloti të ftuarit e djeshëm në Muzeun Kombëtar, në promovimin e “Nusja me shifonin e zi”, një dokumentar për ikonën e Gjirokastrës Musine Kokalari, raporton newsbomb.al.

Me improvizim skenash të fëmijërisë por edhe jetës së Musine Kokalarit, dokumentari erdhi natyrshëm për jetën e bukur rinore e studentore të Musinesë, nga Gjirokastra, deri në La Sapienca të Romës.  Vajza e laureuar për letërsi, me doktoraturë për “mentorin” e udhëheqësin e saj shpirtëror Naim Frashërin, u kthye në atdhe për të kontribuar në vitet ’40 në bibliotekën e hapur në Tiranë të familjes Kokalari.  Por fati i luftës, ishte dhe fati I familjes së tyre, siç dokumenton gazetari Ilir Lluri. Në vitin ’44, dy vëllezërit e Musinesë u pushkatuan pa gjyq e Musineja e mori vesh shumë vonë.

Shpëtoi vetëm njëri prej vëllezërve, vetëm se ishte sëmurë.  Musineja, ishte e para politikane femër, që sfidoi ashpër regjimin e Enver Hoxhës, duke krijuar partinë Socialdemokrate, fakt, që e coi atë përpara gjyqit popullor.  Informacione të pathëna më parë, siç ishte miqësia e saj me vajzën izraelite në La Sapienca dhe momenti kur mori vesh përdhunimin e saj nga nazistët deri në vdekje. Plotësuar nga detaji I rëndësishëm I babait të shoqes së ngushtë që I dërgoi në Shqipëri diskun e “Sonetes së Henës”, që dy shoqet, e dëgjonin shpesh në Romë, ishin detaje që përlotën shikuesit e dokumentarit, raporton newsbomb.al.  E më pas, Gjirokstra, Tirana, Burgu e Rrësheni, na erdhën si një film pa ngjyra. Ashtu, sikurse ishte vetë jeta e Musinesë. 

 “Sot, pas kaq vitesh, e shoh dhe e mendoj ndryshe çdo gjë. Musineja ishte largpamëse. Ajo ishte e sigurt se një ditë do të shfaqej interes për veprën e saj. E dinte fare mirë që gjërat në vite mund të transformohen, apo tjetërsohen. Ndaj me vetëdije të plotë la të shkruar gjithçka. Ajo nuk donte që dikush të fliste për të! Ajo e tregoi vetë historinë e saj!” thotë Bibika Kokalari.
Dhe në fakt, nga Rrësheni, në “oden” e saj të vogël siç përshkruan gazetari Ilir Lluri, në ditët e fundit të jetës, ajo kishte mbledhur gjithë dorëshkrimet e saj, gjithë shënimet që kishte mbajtur, por edhe disa sende personale, me vlerë, ishin familjare.  “Dua që ti jepen muzeut etnografik në Gjirokastër” kishte lënë shënimin me pusullë në letër, raporton newsbomb.al. Dhe në fakt, kushërira e saj, shkoi në Rrëshën. E pa të dergjej në krevat. Ajo kujton se Musineja I tha të merrte valixhet. Të ruante sendet personale për në muze, e dorëshkrimet për arkivë.


“I kam ende edhe sot sendet e Musinesë. E ka lënë trashëgimni për në muze, por muze nuk ka” thotë kushërira e Musinesë në dokumentarin “Nusja me shifon të zi”.
Historianë, gazetarë, miq, kolegë, bashkëvuajtës të Musinesë dhe familjarë të saj, mbushën dje sallën e Muzeut Historik. Nën mbështetjen e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, raporton newsbomb.al.
Ilir Lluri, gazetari nga Gjirokastra, I bëri të gjithë të mbanin frymën për një orë, për të përkujtuar, një vajzë që jetën e saj e endi mes ëndrrave dhe zhgënjimeve, mes artit e politikës, mes dashurisë dhe dhimbjes.
Dhe me enigmën e madhe të të gjithëve: pse Musineja, nuk u kthye kurrë më në Gjirokastër, vendin që aq shumë e deshi, dhe nuk e pa më që prej viteve ’40 e derisa mbylli sytë në vetmi të plotë, nën urrejtjen e një diktatori përbindësh, si Enver Hoxha…/NEWSBOMB.AL/

31369585_10157207524718765_1727472787464912896_n.jpg

31433024_10157207526753765_7566716920729174016_n.jpg

31396660_10157207527093765_2389456942905950208_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nga lagjia e Lasgushit dhe Mitrushit në Pogradec, ceremonia e librit që la “pa mend” pogradecarët
»
Article Logic
Execution time: 0.022675037384033
array(1) { ["section"]=> string(132) "nusja-me-shifon-te-zi-musine-kokalari-ilir-lluri-rrefen-amanet-sendet-personale-per-muze-por-deri-tani-per-te-nuk-ka-nje-muze-118586" }