Nxehet Basha dhe shkruan disa fjalë për Ramën këtë të shtunë

Publikuar tek: politike, më 13:56 23-04-2016 Nxehet Basha dhe shkruan disa fjalë për Ramën këtë të shtunë

Nxehet Basha dhe shkruan disa fjalë për Ramën këtë të shtunë.‘’Po ia plasin gazit i madh dhe i vogël. Budallallëku i Ramës kapërceu çdo vrapim me pengesa’’, shpërthen kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Çfarë shkruan ai sot, pas një postimi që bëri Rama për kullat në stadiumet e botës:

‘’Duhet mbajtur mend e fiksuar mire se sot budallalleku i nje kryeministri kaperceu cdo vrapim me pengesa per te zene vendin e pare ne galerine e tuhafeve te motos; ç’me duhet mua se çfare them une.

Sot Edi Rama shpalli se ai e paska çuar Kombetaren ne finalet e Europianit. Pa droje fare e beri te veten dhe kete merite, si te qe tender apo koncesion.

Po ia plasin gazit i madh e i vogel, packa se ky qendrim eshte i rende dhe hedh poshte mundin, sakrificen, talentin e djemve te kombetares, te ekipit, stafit drejtues. Edhe ata qe presin topat pas porte e dine cfare kontributi ka Edi Rama ne kete histori suksesi.

Po te deshperuarit bejne deklarata te deshperuara. Pasi e ngjiti Shqiperine ne krye te listes europiane te droges, me Tahirin, Shullazin e Habilajt, pasi instaloi korrupsionin ne çdo zyre, pasi e beri vendin me te inkriminuar ne planet, pasi futi skamje e varferi ne popull, e vete me banden e hajduteve kapi majat e luksit, me gjithe kete bilanc te zi qe eshte drejperdrejt puna e vepra e tij, rreket ta vere emrin te e vetmja gje e mire qe ka ndodhur, dhe thote se ai e paska derguar Shqiperine ne France 2016.

Marifet i dale boje per te larguar vemendjen nga plaget e medha te shoqerise. Shqiptaret shohin se si ky kumbar ngriti nje perandori krimi me Shullazin, me zhvatje, plackitje, me eksploziv e arme te koka, ky bertet reforma. Shqiptaret duan stadium, e jo biznes per mikun e Rames qe behet pronar i mijera metrave ne zemer te Tiranes, ky thote kombetarja. Shqiptaret shohin se si vjedhja qeveritare behet cdo dite me thase, ky thote rilindje. Sa per shijet estetike, keto tashme i dallojne qarte te gjithe. Ato te Rames nisin te gjirizet e erreta te rruges se Kavajes ku kishte zyrat banda e tij e preferuar e perfundojne te komisari i jugut qe dikush e ka shpallur armik te ujit dhe sapunit.’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘’Emiljano Shullazi rrahu me shpulla shefin e komisariatit Arsen Sinomati’’, sms te Berisha
Ylli Manjani: Deklarata e Berishës nuk duhet marrë seriozisht, mos bëni analogji me '97-ën »
Article Logic
Execution time: 0.027269840240479
array(1) { ["section"]=> string(66) "nxehet-basha-dhe-shkruan-disa-fjale-per-ramen-kete-te-shtune-38470" }