Nxehet Behrami: Mjaft me këto diskutime, jam zvicerian

Publikuar tek: sport, më 18:32 30-03-2015 Nxehet Behrami: Mjaft me këto diskutime, jam zvicerian

Lojtari i përfaqësueses së Zvicrës, Valon Berhami është i revoltuar me debatin që është zhvilluar në shtetin helvet në lidhje me futbollistët e lindur në Zvicër dhe ata të lindur jashtë.

Berhami ka thënë se nuk duhet të flitet më për “zvicerian-zvicerian” dhe “kosovaro-zvicerian” pasi të gjithë lojtarët që luajnë për këtë shtet janë zvicerian.

“Nuk ka pakënaqësi në skuadër, ne jemi një grup. Unë falë resurseve të investuara nga Federata Zvicerane e Futbollit jam bërë lojtari që jam sot. Kjo vlen edhe për Xherdan Shaqirin. Ne duhet të ndalemi dhe mos të flasim më për ‘kosovaro-zviceran’ apo për ‘zviceran-zviceran’. Kjo nuk na dërgon askund. Ne jemi zviceranë që luajmë për Zvicrën. Zvicra është një shtet që u jep mundësi emigrantëve”, ka thënë Berhami.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria “eleminon” një tjetër tranjer, Challandes i Armenisë jep dorëheqjen
Duka sqaron incidentin me babain e Mavrajt: Lojtari po qante në dhomën e zhveshjes »
Article Logic
Execution time: 0.030919075012207
array(1) { ["section"]=> string(57) "nxehet-behrami-mjaft-me-keto-diskutime-jam-zvicerian-7382" }