Nxehet Berisha me Felajn dhe Ballën: S’i hape telefonin Bylykbashit. Ti mbylle gojën se je akuzuar për përdhunim (Debati)

Publikuar tek: politike, më 11:28 17-09-2015 Nxehet Berisha me Felajn dhe Ballën: S’i hape telefonin Bylykbashit. Ti mbylle gojën se je akuzuar për përdhunim (Debati) Nga seancat e meparshme Parlamentare

Ish-kryeministri Berisha shpërthen në Parlament pas miratimit të ligjit italian "Severino" që sipas tij shkriu Komisionin e Dekriminalizimit miratuar në Parlament. Berisha iu kundërvu ministres Felaj duke thënë se nuk i hapi telefonin kreut të komisionit Oerd Bylykbashi ndërsa sulmoi ashpër deputetin Balla. Ai e akuzoi për përdhunim e ndërsa i kujtoi deputetëve socialistë e-mailin e Ramës.

Berisha: Kreu i Meduzës (i referohet kryeministrit Rama) shkelmoi në mënyrë banditeske ligjin e Parlamentit, Kushtetutën e vendit e cila nuk i lejon qeverisë ti heqë nga duar parlamentit ligjet që ai thotë.  E ndalon me një ligj të posaçëm.

Nëqoftëse i përmbahesh në minimumin e minimumit Kushtetutës këtë akt të djeshëm të qeverisë nuk mund ta lejoje që të arrije të shkrijë komisionin e votuar në Parlament, kjo ishte marrëveshja e parë konsensuale konkrete.

Kur Bylykbashi donte të fliste me Felajn ajo i mbyll telefonin...

Nuk ka asgjë më antikombëtare se prekja e besimit.

(Ndërhyn Balla nga vendi por nuk dëgjohet në mikrofon)

Berisha: Kap bëj testin e drogës. Mbylle gojën ti, je një i akuzuar për përdhunim.

Nëse një i akuzuar lejohet të më ndërpresë në Parlament, nxirrni të burgosurit e tjerë për përdhunim e sillini në Parlament. Ç'a është kjo që futni çakenjtë? Unë po flisja këtu.

Nëse veprohet në këtë mënyrë, nëse ky vjen me çakenj e papagaj këtu në Parlament...

(Ndërhyn një tjetër deputet i PS)

Berisha: Rri ti. Turkesh apo turkish, e ke marrë vesh atë emailin?

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Drejtori i kryebashkiakut Veliaj: Ata që nxorrën fotot e Enverit, një tufë trushkulurish, po i faktorizoni
Rama: Rroshi nuk është i dënuar. Jep edhe dy përgjigje për ambasadorët dhe testin e drogës »
Article Logic
Execution time: 0.018643140792847
array(1) { ["section"]=> string(123) "nxehet-berisha-me-felajn-dhe-ballen-s-i-hape-telefonin-bylykbashit-ti-mbylle-gojen-se-je-akuzuar-per-perdhunim-debati-21007" }