Nxënësi Saimir Pirgu për mësuesin e tij: Pavarotti më thoshte ‘këndo siç ha’, falë tij jam këtu

Publikuar tek: kulture-art, më 12:22 09-08-2016 Nxënësi Saimir Pirgu për mësuesin e tij: Pavarotti më thoshte ‘këndo siç ha’, falë tij jam këtu

Tenori Saimir Pirgu, nxënësi i tenorit të madh Luciano Pavarotti, kujton mjeshtrin e tij në një intervistë për mediat italiane.

“Falë tij u dashurova me operën. Ishte një mbret dhe ishte i vetëdijshëm për këtë. Më trajtonte miqësisht”, thotë Pirgu ndërsa pranon se falë Pavarottit i hyri kësaj rruge.

"Kam hyrë në këtë profesion falë Pavarottit. Isha adoleshent, kur më ndodhi të isha në  TV në koncertin mes tre tenorëve, Pavarotti, Domingo dhe Carreras. Që nga ai moment rashë në dashuri me operan.  Dhe Luciano u bë heroi im".

Pirgu rrëfen edhe ku i zhvillonte leksionet me maestron.

“Në muajt e verës. Shkoja ta vizitoja në shtëpinë e tij në Modena ku ai kalonte periudhën e nxehtë të vitit.

Kisha nisur të punoja dhe në verë këndoja shpesh në festivalin kushtuar Rosinit. Ndërkohë kisha blerë një celular dhe ende sot nuk kam guximin t’i fshij tre numrat e tij.

Zakonisht ishte ai që më telefononte, në mengjes. Donte që të gatuanim bashkë një mëngjes të shijshëm në mënyrë që të këndonim rehat deri në drekë. Thoshte;nëse nuk ha mirë, nuk këndon mirë”, kujton me nderim e krenari Pirgu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « TKOB një mrekulli, Rama publikon fotot e projektit të ri
“Babë a kishe ardh me këndu me mua” Dua Lipa fton të atin në skenë dhe këndojnë shqip, tërbohen 20 mijë shqiptarë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.017762899398804
array(1) { ["section"]=> string(97) "nxenesi-saimir-pirgu-per-mesuesin-e-tij-pavarotti-me-thoshte-kendo-sic-ha-fale-tij-jam-ketu-49221" }