“Nxirre luanin Mariel”, shihni si duket dhe me çfarë merret sot ish-banori i “Big Brother” (FOTOT)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:43 14-03-2017 “Nxirre luanin Mariel”, shihni si duket dhe me çfarë merret sot ish-banori i “Big Brother” (FOTOT)

Me siguri, e keni përdorur për shumë kohë shprehjen e famshme të “Big Brother Albania 4”, “Nxirre luanin Mariel”, por pakkush e ka ditur domethënien e vërtetë të saj.

Marieli ka qenë një nga konkurrentët më të përfolur të edicionit të “Big Brother 4”, jo vetëm për lidhjen e tij me vajzën seksi nga Shkodra, Mirjetën, por edhe për faktin se ishte ërestler-i më i qetë që mund të kishim imagjinuar.

Përvoja e tij brenda shtëpisë shkoi me humor dhe pozitivitet, ndërsa menjëherë pas asaj eksperience Marieli iu rikthye jetës në ring dhe sportit që ushtronte që nga mosha 17-vjeçare, Ërestling.

Pas përfundimit të “Big Brother” ish-banori u largua nga vëmendja e të gjithëve, ndërsa dukej sikur u “zhduk në hiç”. Po ku është sot Marieli dhe çfarë ka ndodhur në jetën e tij?

Pas hulumtimeve të gjata, ne të “Xing.al” kemi arritur të zbulojmë se që prej tre vjetësh ish-banori i “Big Brother Albania 4” është tërhequr nga ringu, ku të gjithë e quanin “Luani”, por jo nga sporti i Ërestling (thënë në zhargon, keçi).

Ai është trajner i brezit të ri të sportistëve në Vicenza, ku jeton me familjen. Sa i takon jetës private, pas historisë me Mirjetën, që mbaroi menjëherë pas “Big Brother”, 29-vjeçari është përpjekur ta mbajë të fshehtë, por sipas informacioneve tona, pas një fejese gati dy-vjeçare, Marieli ka nisur të bashkëjetojë me partneren e tij shqiptare.

 gnn.jpgngn.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037200212478638
array(1) { ["section"]=> string(97) "nxirre-luanin-mariel-shihni-si-duket-dhe-me-cfare-merret-sot-ish-banori-i-big-brother-fotot-71909" }