Nxorrën hetimet e Mafia Capitale në Itali, kërkohët hetim për 96 gazetarë dhe drejtues

Publikuar tek: bota, më 15:26 17-10-2015 Nxorrën hetimet e Mafia Capitale në Itali, kërkohët hetim për 96 gazetarë dhe drejtues Pergjime te procesit Mafia Capitale

Rrezikojnë procesin dhe sanksione disiplinare. Pas dhoma penale e Romës ka denoncuar 78 gazetarë dhe 18 drejtorë të gazetave të ndryshme sepse kanë botuar materiale konfidenciale, urdhërat e arrestit, përgjimet telefonike, procesverbalet e hetimit për “Mafia Capitale”, sekretari i Urdhërit të Gazetarëve Paolo Pirovano kujton: Prokuroria duhet të njoftojë të 12 Urdhërat rajonale ku janë anëtarë 96 kolegë”. Konseguenca mund të jetë se përveç hetimit penal, mund të ketë edhe process të këshillit të disiplinës.

Në 24 shtator presidenti i Dhomës Penale Francesco Tagliaferri dhe kolegu i tij Giovanni Pagliarulo kanë depozituar një denoncim kundër 18 gazetave, ndërmjet të cilave Corriere della Sera, Repubblica, Espresso, Messaggero, Tempo, Mattino – bazuar në artikujt e publikuar ndërmjet 3 dhe 9 dhjetor 2014 (përpara arrestimeve të Mafia Capitale) dhe ndërmjet 5 dhe 6 qershor 2015, pas arrestimeve. Avokatët, shpjegon sindikata e gazetarëve, thonë se “janë publikuar akte që nuk kanë qenë sekret ndërkohë që hetimi ishte ende në vijim”.

“Pas kërcënimeve verbale dhe agresioneve shpesh fizike kundër gazetarëve që në këto muaj kanë mundur të tregojnë me profesionalizëm fakte dhe retrospektivën e hetimit Mafia Capitale – komenton Pirovano – tani është rradha e këtij hetimi shqetësues, që sipas komitetit ekzekutiv të urdhërit kombëtar të gazetarëve, ofron një interpretim të rëndë jo vetëm për të drejtat e njeriut, por edhe për lirinë e medias. Një denoncim që jo rastësisht dhunon normativat e gjykatës së të drejtave të njeriut të Strasburgut”. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02128791809082
array(1) { ["section"]=> string(91) "nxorren-hetimet-e-mafia-capitale-ne-itali-kerkohet-hetim-per-96-gazetare-dhe-drejtues-23340" }