“O b.... q..., o laro pazari, u bëre ti o...” Ja ç’ thanë në Kuvend deputetët kur sinjali u ndërpre

Publikuar tek: politike, më 18:14 12-06-2015 “O b.... q..., o laro pazari, u bëre ti o...” Ja ç’ thanë në Kuvend deputetët kur sinjali u ndërpre Nga sherri dje në Kuvend

Debati ditën e djeshme në kuvend ka qenë një shembull i keq për të gjithë ata të cilët e kanë ndjekur pasi për pak situata sa nuk degjeneroi në konfrontim fizik mes deputetëve të LSI dhe deputetit Mediu. Shkak u bë fushata e Vorës me akuzat për manipulim dhe blerje votash.

Aty kur situata u nxeh dhe fjalori i deputetëve kaloi çdo normë, sinjali që transmetonte nga Kuvendi u ndërpre por  fjalët që nuk u dëgjuan tashmë janë zbardhur .

Fjalorin banal përdorur nga deputetët, Panorama e ka zbardhur  si më poshtë:

Fatmir Mediu: O Luan, a do të dal ta them me mikrofon? Nga Rexhep Dama thotë bëji të fala. Do të dal ta them me mikrofon?!

(Luan Rama ulet afër deputetit të LSI­-së, Robert Bitri).

Fatmir Mediu­Robert Bitrit: O Berti, a ka mundësi, boll…!

Luan Rama: Edhe ti mos bëj si i rëndësishëm…!

Robert Bitri: Qetësohu ti re…!

Fatmir Mediu: Bert, si e ke hallin ëëë?!

Robert Bitri: (I bën me shenjë të mbyllë gojën) Po ik ore andej se s’po flas

me ty fare, kthehu andej! Fol me të

tjerët kështu, me mua jo!

Fatmir Mediu: Po kur u bërë trim ti or B.. Q… o laro pazari…

Robert Bitri: Hajde jashtë se ta tregoj unë..

Jozefina Topalli: Ooo Fatmir, o Fatmir!

(Çohet nga karrigia, i drejtohet deputetit të LSI­së. Deputeti i PD, Astrit Veliaj,

e mban)

Edi Paloka: o Fatmir, o Fatmir!

Fatmir Mediu: O Laro pazari, u bëre ti?! Hajde ta tregoj unë, o B… Q…!

Robert Bitri: Boll, o dele…!

(Deputetët Eduard Halimi dhe Astrit Veliaj i kërkojnë Fatmir Mediut të

qetësohet. Mbas 10 minutash Mediu largohet nga salla duke folur në telefon).

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bojaxhi: “Ne Tirana” do ta ndryshojë politikën jo vetëm deri në 21 Qershor por edhe më pas
Erion Veliaj-Partisë Socialiste për ditëlindje: Mos e prit ndryshimin nga të tjerët »
Article Logic
Execution time: 0.026749134063721
array(1) { ["section"]=> string(90) "o-b-q-o-laro-pazari-u-bere-ti-o-ja-c-thane-ne-kuvend-deputetet-kur-sinjali-u-nderpre-13406" }