‘O dhëndërrushi budalla i Saliut’, Pjerin Ndreu sulmon Malltezin: O bo*e

Publikuar tek: barometri, më 08:07 18-08-2018 ‘O dhëndërrushi budalla i Saliut’, Pjerin Ndreu sulmon Malltezin: O bo*e

Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu ka sulmuar nëpërmjet një postimi në profilin e tij, dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi.

 

Reagimi i Ndreut vjen pas akuzave të Malltezit se vëllai i tij, Paulin Ndreu është vendosur në krye të Drejtorisë së Përgjithshme Detare pa asnjë konkurs, madje e ka akuzuar se ka ndotur plazhin e Durrësit pas një zjarri që ka rënë brenda rrethimit të Portit.

“O dhenderrushi budalla i Saliut qe ti hane kumbullat te tjeret e ty te mpihen dhembet ! Kapiteneria nuk merret me zjarret ne toke o bo....e ! Pastaj drejtori qe thu ti nuk e ka uzurpu postin se nuk e ka pase vjehrrin kryeminister, por ka mbaru Akademine e Marines ne Vlore o dhenderrush i vobekte”, ka shkruar deputeti.

Ndërsa, akuzave i është përgjigjur dhe vetë vëllai i deputetit, Paulin Ndreu, i cili është shprehur se zjarri ka rënë pranë disa barishteve jashtë rrethimit të Portit të Durrësit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026936054229736
array(1) { ["section"]=> string(75) "o-dhenderrushi-budalla-i-saliut-pjerin-ndreu-sulmon-malltezin-o-bo-e-131455" }