O DIBRAN, O MJERAN!

Publikuar tek: analiza-komente, më 16:25 10-09-2016 O DIBRAN, O MJERAN!

Nga Bledi Mane


Ishit dje në koncertin simpatik të Bebe Rexhës? Unë isha, u emocionova, u argëtova, u shlodha, piva birra por nuk bëra sherre...


Më mbeti në mendje një insituatë e këndshme por groteske njëkohësisht. Bebe Rexha këndonte dhe herë pas here përshëndeste mijëra njerzit në shesh me atë shqipen e saj po aq të bukur sa zëri që nxirrte.
-Më fallni por unë fllas shqipen si dibrone. Jam dibrone nga prindrit por kam lind në New York.

Sot në Tirana kam ardh me babin dhe mamin time. O bab, eja këtu!-klithi këngëtarja me mikrofonin te goja.
-Bab, o bab ku je?-dhe kontrollonte me sy passkenën bukuroshja këngëtare.
-Bab, eja bab...


Ndërkohë në skenë u shfaq nëna e saj. Njerzit qeshën, të gjithë qeshëm. U bë një situatë gazmore dhe miqësore njëkohësish,t ndërkohë mendja ime e djallëzuar nuk nguroi të më godiste me pyetje koherente porsi tëmthat godasin lëkurën e ballit,
-Pse nuk doli baba?
-Kishte turp baba?
-Mos u fsheh baba?
-Mos ndoshta nuk është në Tirana baba?
-Mos ka ik në Peshkopi baba?
-Mos ka ardh për fushatë baba?
-Mos ndoshta do votojë edhe baba?

E ndërsa sot po lexoja që Bebe Rexha qenka kushurira e afërt e Monika Kryemadhit, dalldisa krejt. Humba e u mpiva brenda vetes si fëmija i imët kur vesh rrobat e prindërit.


Ta ketë bërë edhe këtë gjëmë Monika vallë? Ta ketë dërguar babain e artistes me pasaportë amerikane drejt Dibrës ku fushata elektorale e zgjedhjeve lokale po kthehet në një karnaval model meksikan të rrezikshëm.
Ushtarë, fshatarë, kokëpalarë,politikanë, hajvanë, biznesmenë, legenë, qenë, doktorë, piktorë, spiunë, majmunë, merhumë, të djathtë, të majtë janë mbledhur në Peshkopi dhe peshkojnë hallexhinj për votat e së djelës
.

Nuk flitet tashmë as për Brukselin, as për dekriminalizimin, as për Washingtonin, as për vettingun, as për Nato-n e as për Bashkimin Evropian. Tashmë flitet kush fiton bashkinë e Dibrës, profesori apo doktori? 

Dibra si asnjëherë më parë është bërë kryeqendra e dallaveraxhinjve dhe distrikti financiar domestik ku po hidhen miliona e miliona vetëm për tu krekosur të hënën e paszgjedhjeve.


Edi Rama do ia fusë Lulit apo Luli do ia rasë Edi Ramës? Dhe ec dëgjoje pastaj fituesin.
Ndërkohë ju dibranë zihuni, grihuni, nxihuni, vrerosuni, gjakosuni, dhunohuni, dhunoni, përdhunoni, çnderoni, gëzoni, mallkoni, mikloni deri të hënën në mëngjes pastaj paria do ia bëjë mutin Dibrës e përsëri braktisja dhe fukarrallëku do u mbulojnë o të mjerë. Larguat një Shukri me brekë të grisura dhe po votoni një tjetër Shukri kësaj here pa brekë fare.


Ndaj koncerti i djeshëm i Bebe Rexhës nuk duhej të mbahej në Tiranë por në Dibër. Duhej të ishte koncert argëtimi dhe bashkimi se Dibrën e kanë gjakosur dhe e kanë përçarë halabakët egoistë të politikës.
-O bab, ku je bab? Eja këtu!-thërriste artistja. Po baba nuk harxhon kohën dhe nervat me këtë vend. Baba iku njëherë e mirë në Amerikë për tu siguruar të ardhmen e ndritur fëmijëve të tij. Baba u tregua i zgjuar se përndryshe do e dhunonin pse voton për atë që do, do e hiqnin nga puna pse voton atë që do, dhe do ia nxinin jetën duke i thënë që vajza jote këngëtare është veçse një kurvë.
-O bab, ti je dibran apo amerikan???

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041236162185669
array(1) { ["section"]=> string(23) "o-dibran-o-mjeran-52531" }