O rracë e qelbur

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:59 11-08-2016 O rracë e qelbur

NGA BLEDI MANE


E keni pare ate videoklip ku Elvana Gjata lajkoset,perdridhet,kercen,tundet e shkundet? E keni pare ate videoklip ku bukuria e Elvanes menxyroset dhe zhbehet totalisht?
Po nuk pertuat hidhini edhe nje here nje sy videos se kenges "Love me" dhe shikoni me vemendje cfare ka pas shpines se kengetares bukuroshe. Videoklipi eshte xhiruar ne Prizren te Kosoves dhe lumi i qytetit valezon mes plehrave.


Ikni nga Kosova dhe mos pertoni,beni nje vizite te shpejte ne Struge dhe Oher. Dy qytetet buze liqenit me te njejtin emer. Ohri me shumice popullsie maqedonase shkelqen nga bukuria dhe pastertia. Struga me shumice popullsie shqiptare kundermon e te vret syte nga plehrat gjithandej. Kalo kufirin dhe eja ne Pogradec, liqeni mutos nga fekalet,plehrat...
Pak me ne veriperendim sheh dy realitete te frikshme. Bregdeti malazez vezullon e shkelqen nga pastertia dhe estetika, ne Velipoje te asfiksojne plehrat e konservuara nder vite.
Harxhon qimet e kokes per te kaluar pushime te shtrenjta ne Rivieren e Jugut e qe nga Vlora deri ne Ksamil ku leku e pordha derdhen lume,nuk te ndahen as tangat,as kanacet,as cicat,as jashteqitjet,as buzet e fryra,as pilogjet me plehra,as shkuma party e as mungesa e pergjegjesise per plazhe te pasterta.
Shko,shko ne Korfuz e ne Parga e ta shohesh qe kriza greke ka ulur cmimet por nuk ka ulur dellin dhe instiktin e pastertise dhe rregullit. Atje si kudo dhitet ne hale e jo mes detit, atje si kudo hidhen mbeturinat ne kosh e jo ne rere, atje si kudo pushohet e argetohet mes higjenes jo mes berllogut si ne kete atdheun tone qe e ka gjetur belaja.


Kur ndergjegjia kolektive ka degraduar nuk mund te na e korigjoje dot sensin e qelbur te papastertise kominitare as ushtria e Mimi Kodhelit dhe as gjithe ushtrite e NATO-s mbledhur se bashku. E ndersa po shkruaj, po u nis edhe kete fotografi te fresket fare nga Golemi buze Adriatikut. Flak tjetri dyshekun nga ballkoni dhe as toka poshte nuk ia pranon. Ia le pezull ne ajer si shenje inati e proteste. Ne Shqiperi nuk funksion as forca e gravitetit. Planeti duket i merzitur me ne perfundimisht. Bela e madhe me racen tone. Ne madje javes qe shkoi masakruam e vrame edhe Arditin 17 vjecar tek rropatej e lodhej per te sistemuar plehrat tona. Ne na shqeteson pastertia dhe ky eshte nje problem madhor.
Dhe ti zhuls i poshter hapesh bythesh atje poshte ne Jale. Kujt i mburresh valle?
Eshte njesoj sikur kolera ti shese mend zgjebjes!!!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028088092803955
array(1) { ["section"]=> string(22) "o-rrace-e-qelbur-49432" }