“O shtet legen ku të kanë rënë brekët”, ish-doganieri publikon videon: Ja si kërcënohet polici në sy të të gjithëve

Publikuar tek: barometri, më 09:19 16-07-2018 “O shtet legen ku të kanë rënë brekët”, ish-doganieri publikon videon: Ja si kërcënohet polici në sy të të gjithëve

Ish-doganieri demokrat , Urim Gjata ka shpërndarë një video ku një punonjës policie degjenerohet nga një ish-kontigjent policie me emrin Festim Lato.

Sipas ish-doganierit demokrat, Lato i vetë zgjedhur si gjenerali i ushtrisë së vdekur, "kryeministër i Çamërisë" (kr/shoqate në Hollandë), mbasi ju ka vjedhur me anë të mashtrimit dhjetra mijëra euro qytetarëve fatkeq, vjen vjedh dhe energjinë në Shqipëri.

Ndërkohë në video duket qartë që  ish-kontigjeni i policisë kërcënon punonjësin e  policisë me eleminim nga puna ndërkohë që nuk mbrohet nga askush, as nga superiorët e vet.

“E turpëshme! O shtet Legen, ku ke katandisur, ku të kanë rënë brekët.
Ti degjenerojnë punonjsit e policisë në shërbim pa pikë turpi, arsye dhe ti si mbron dot”, shkruan Gjata.

“Kush janë këta bastardë, dhe mbi ç’baza akuzojnë dhe kërcënojnë edhe policinë e shtetit, me eleminim, lirim nga detyra, dhe agjent pro grek. A duhet prokuroria shqiptare të bëjë detyrën, apo nuk po e le vetingu (hiq një hajdut dhe emero një grabitës). Zonja Arta Marku beni detyrën, dokumentat janë, vullneti i Prokurorisë Shqiptare mungon”, shkruan mes të tjerash ish-doganieri.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025645017623901
array(1) { ["section"]=> string(118) "o-shtet-legen-ku-te-kane-rene-breket-ish-doganieri-publikon-videon-ja-si-kercenohet-polici-ne-sy-te-te-gjitheve-128033" }