Obama kërkon nga Athina një Europë të bashkuar: Është në të mirë të të gjithë botës

Publikuar tek: bota, më 17:44 15-11-2016 Obama kërkon nga Athina një Europë të bashkuar: Është në të mirë të të gjithë botës

Një Europë e fortë dhe e bashkuar është e rëndësishme për Botën, theksoi sot presidenti amerikan, Barack Obama, në ditën e parë të një vizitë që do të vijojë më pas në Gjermani.

 “Ne mendojmë se një Europë e fortë, me prosperitet dhe e bashkuar nuk është mirë vetëm për popujt e Evropës, por është mirë për botën dhe për SHBA-në”, deklaroi presidenti amerikan gjatë takimit me presidentin grek, Prokopis Pavlopoulos, i cili e priti në pallatin presidencial.

Barack Obama, i cili do të qendrojë në Athinë deri të mërkurën, nënvizoi se ishte e drejtë në këtë udhëtim të fundit jashtë vendit të vizitonte djepin e demokracisë. Ai nënvizoi progreset e bëra nga Greqia së fundi, në kohë ekonomike shumë të vështira.

“Ne jemi të kënaqur për progreset e realizuara, pavarësisht sfidave të rëndësishme në të ardhmendhe synojmë të qendrojmë krah për krah me popullin grek”, nënvizoi ai.

Obama i shprehu gjithashtu Greqisë mirënjohjen e botës për ndjenjën humanitare dhe mënyrën se si Greqia ka menaxhuar krizën e refugjatëve. “Është e rëndësishme që të mos lëmë një vend të vetëm të mbajë barrën e këtyre sfidave”, theksoi ai.

Ai nënvizoi se marrëdhënia mes SHBA-së dhe Greqisë, brenda NATO-s, ishte shumë e rëndësishme dhe Aleanca Atlantike ishte guri i themelit për sigurinë tonë të përbashkët dhe prosperitetin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032497882843018
array(1) { ["section"]=> string(88) "obama-kerkon-nga-athina-nje-europe-te-bashkuar-eshte-ne-te-mire-te-te-gjithe-botes-59598" }