Obama komenton në fotografinë e “HONY”, Zuckerberg i bën “like”

Publikuar tek: bota, më 12:41 04-09-2015 Obama komenton në fotografinë e “HONY”, Zuckerberg i bën “like”

Në një prej fotografive të “Humans of New York” ku tregohet historia e një djali të ri dhe babait të tij nga Irani janë përfshirë në komente persona me famë botërore si Presidenti i SHBA-ve, Barrack Obama dhe themeluesi i Facebook Zuckerberg.

Fotografia është e shkëputur nga udhëtimi i Brandonit, reporterit të famshëm dhe themeluesit të "HONY", në Iran, ku një baba tregon historinë e djalit të tij duke thënë se sa i kujdeshëm dhe humanitar që është. “E dërgova të blente disa kajsi, ai eci pak para meje. Kur i kërkova të më jepte një ai më tha se i kishte dhënë të gjitha”, tregon i ati për djalin e tij duke shtuar se “e kuptova që po rrisja një bamirës”.

Natyrisht komenti i parë me mbi 100 mijë like është nga “The White House”, i shkruar nga vetë Obama, i cili thotë se sa inspiruese është historia. “Shpresoj që ky djalë i ri të mos e humbë kurrë dëshirën për të ndihmuar të tjerët. Dhe unë do të vazhdoj të bëj çdo gjë që mundem ta bëj këtë botë një vend më të mirë, ku djem si ai mund të tregojnë potencialin e tyre të plotë”, i shkruan Barack Obama ndërsa e mbyll duke thënë se shpreson që një ditë ta takojë atë djalë, dhe ai t’i japë një kajsi.

Dhjetëra “Vip”-a të filmit dhe muzikës i janë përgjigjur komentit të Obamës midis mijëra përgjigjeve, ndërsa ajo që të bie në sy është emri i Mark Zuckerberg i cili i ka dhënë “like” postimit.

Marëdhëniet Iran-SHBA kanë kaluar në një fazë historike pas arritjes së marrëveshjes për programin nuklear të Iranit. Ndërsa Brandon Stanton, krijuesi i faqes "Humans of New York", vijon udhëtimin e tij në Iran, pas vizitës në Pakistan duke ndarë me miliona ndjekësit e tij histori nga personazhe mahnitëse.

fukll.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015626907348633
array(1) { ["section"]=> string(64) "obama-komenton-ne-fotografine-e-hony-zuckerberg-i-ben-like-19953" }