Obama lançon fushatën #ThankATeacher (falendero një mësues)

Publikuar tek: bota, më 12:19 30-04-2015 Obama lançon fushatën #ThankATeacher (falendero një mësues) Presidenti i SHBA Barack Obama duke falenderuar mesuesen e shkolles fillore

Falemnderit zonja mësuese. Janë fjalët e Barack Obamës që nuk heziton të shtojë: nëse sot jam një President i mirë, është meritë edhe e mësueses sime të fillores. Eshtë fushata e veçantë që Obama, i cili u ka dhënë premio 500 profesorëve me të mirë në SHBA, ka lëshuar nga sit ii Shtëpisë së Bardhë #ThankATeacher, duke treguar historinë e mësueses së tij të fillores, Mabel Hefty. 

“Kur mbërrita në klasën e Mabel Hefty në Punahou School në vjeshtën e vitit 1971, isha një fëmijë me një emër të çuditshëm, që ndihej jashtë terrenit, dhe shpresonte tia dilte si gjithë të tjerët…Në krye të një viti më mësoi që kisha diçka për të thënë edhe unë, jo vetëm për faktin se isha ndryshe, por falë këtij fakti. Na dëgjoi të gjithëve, dhe përforcoi te unë vlerat e simpatisë që nëna ime dhe gjyshërit e mi më kishin mësuar. Këtë e kam me vete çdo ditë që jam President, ky është pushteti i një mësueseje të mirë. Dhe kjo që tregova, është historia e çdo fëmije në këtë vend dhe që duhet të tregohet” tha Obama. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021918058395386
array(1) { ["section"]=> string(62) "obama-lancon-fushaten-thankateacher-falendero-nje-mesues-10048" }