Obama: Sugjerimi për të testuar myslimanët në SHBA është i neveritshëm

Publikuar tek: bota, më 21:28 15-07-2016 Obama: Sugjerimi për të testuar myslimanët në SHBA është i neveritshëm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, e ka quajtur të “neveritshëm” sugjerimin e ish-Kryetarit të Kongresit Amerikan për të testuar myslimanët në SHBA, pas ngjarjes së rëndë në Nisë të Francës.

Neët Gingrich u shpreh gjatë një interviste se myslimanët e SHBA-së duhet të testohen për të parë nëse besojnë në Ligjin e Sheriatit dhe të deportohen të gjithë ata që janë për Sheriatin.

Obama e ka quajtur sulmin në Francë të tmerrshëm ndërsa është zotuar për t’i qëndruar përkrah Francës “kundër kamxhikut që është një kërcënim për të gjithë”.

“Ne do t’i shkatërrojmë këto organizata të ndyra terroriste, ne do të fitojmë duke ndërtuar”, tha Obama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.057806015014648
array(1) { ["section"]=> string(75) "obama-sugjerimi-per-te-testuar-myslimanet-ne-shba-eshte-i-neveritshem-46739" }