Obama: Të gjithë do preken nga ndryshimi klimaterik por të varfërit do vuajnë më shumë

Publikuar tek: bota, më 21:57 27-09-2015 Obama: Të gjithë do preken nga ndryshimi klimaterik por të varfërit do vuajnë më shumë

Samiti i 70-të i Kombetve të Bashkuara ka qenë i fokusuar në sfidat e reja që sjell ndryshimi klimaterik në planet. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka bërë thirrje për një marrëveshje botërore ndërsa Amerika udhëheq luftën kundër ngrohjes globale, marrëveshje që sipas tij duhet të arrihet brenda dy muajve të ardhshëm.

“Të gjitha shtetet do të preken nga efektet e ndryshimit klimaterik por të varfërit janë ata që do të mbajnë barrën më të rëndë në kurriz”, ka thënë Obama. Presidenti i SHBA-ve u bëri thirrje të gjitha shteteve të botës të investojnë në arsimimin dhe edukimin e vajzave dhe grave, ndërsa shtoi se “askush nuk duhet lënë pas pavarësisht se si duket apo ku jeton”.

“Kam takuar njerëz të rinj në çdo kontinent, të cilët mund të udhëheqin nëse u japim mjetet që u nevojiten”, tha Obama gjatë fjalës së tij në Samitin e Kombeve të Bashkuara.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14637398719788
array(1) { ["section"]=> string(91) "obama-te-gjithe-do-preken-nga-ndryshimi-klimaterik-por-te-varferit-do-vuajne-me-shume-21779" }