Obama urdhëron “Volkswagen” të tërheqë 500 mijë automjete nga tregu

Publikuar tek: bota, më 18:30 18-09-2015 Obama urdhëron “Volkswagen” të tërheqë 500 mijë automjete nga tregu

Administrata e Obamës i ka kërkuar Volkswagen-it të tërheqë nga tregu gati gjysëm milionë automjete duke thënë se kompania gjermane ka përdorur qëllimisht një program që anashkalon standartet mjedisore për uljen e smogut.

Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit i lëshoi gjigandit të automjeteve gjermane një njoftim dhe akuzoi kompaninë për shkeljen e ligjit duke instaluar një “Software” të njohur si “pajisja humbëse” në Volkswagenat dhe Audi 4 cilindërsh të prodhimit nga viti 2009 deri në 2015-ën.

Pajisja është e programuar për të zbuluar se kur automjeti po i nënshtrohet testimit zyrtar për emetimet, dhe në atë moment aktivizon vetëm gjysmën e emetimeve, duke manipuluar testin. Por ky program fiket gjatë përdorimit të automjeteve në rrugë duke bërë që ndotjet të jenë më të larta se në ezultatet e testit.

Lojet e automjeteve që preken janë: “Volkswagen Jetta” (modeliet 2009-15), “Volkswagen Beetle” (modelet 2009–15), “Audi A3” (modelet  2009–15), “Volkswagen Golf” (modelet  2009–15) dhe “Volkswagen Passat” (modelet 2014-15).

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029748201370239
array(1) { ["section"]=> string(71) "obama-urdheron-volkswagen-te-terheqe-500-mije-automjete-nga-tregu-21114" }