Oferta e çuditshme e lokalit, 5% ulje për çdo gol që pëson Shqipëria

Publikuar tek: sport, më 16:47 02-06-2016 Oferta e çuditshme e lokalit, 5% ulje për çdo gol që pëson Shqipëria

Serbëve akoma nuk u ka dalë inati i kualifikimit të Shqipërisë për në Euro2016. Një lokal në Beograd ka vendosur t’u ofrojë klientëve të tij 5% ulje në pije për çdo gol që do të pësojë Kombëtarja Shqiptare.

Kuq e zinjtë do të luajnë më datë 11 kundër Zvicrës, në 15 kundër Francës dhe 19 qershor kundër Rumanisë.

Oferta parashikon gjithashtu vodka falas për të gjithë klientët nëse Europianin e fiton Rusia.

Gjithsesi, ndeshjet kualifikuese për në Euro2016 treguan se skuadra e Gianni De Biasit nuk e hap lehtë portën për kundërshtarët, çka do të thotë se tifozët serbë, përveç kënaqësisë së të ndjekurit të Kombëtares Shqiptare, nuk do të kenë mundësi të përfitojnë shumë nga kjo ofertë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vëllai i futbollistit të larguar nga kombëtarja, me fjalë si plumba për Shqipërinë
Mesfushori ukrainas: Shqipëria është skuadër e fortë, kanë lojtarë me eksperiencë »
Article Logic
Execution time: 0.021841049194336
array(1) { ["section"]=> string(72) "oferta-e-cuditshme-e-lokalit-5-ulje-per-cdo-gol-qe-peson-shqiperia-42253" }