“Off record”/ Rama shfryn, Babaramo i justifikohet, por shpërthen ndaj Shkullakut (Video)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 00:53 06-02-2016
Edi Rama te 5 Pyetje by lapsi-al

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “5 pyetje” të gazetarit Ilir Babaramo por jo çdo gjë ka shkuar ashtu siç duhet përgjatë gjithë transmetimit.

Në momentin kur gazetari ka kërkuar të kalojë në spotet publicitare, regjia është treguar e ngadaltë dhe për disa sekonda Rama dhe Babaramo nisën të komunikonin pa e ditur se vazhdonin të ishin në transmetim.

“Shqyur”, shfryn Rama, ndërsa Babaramo duke u munduar të justifikohet për pakënaqësinë e kryeministrit i thotë se “këto janë pyetjet”, megjithatë i ftuari ngulmon duke i kërkuar gazetarit të shoh se sa ka lëvizur nga ajo çka kishte planifikuar.

Video u publikua fillimisht nga portali “Lapsi”, duke nxitur reagimin e Babaramos, i cili ka shpërthyer ndaj drejtuesve të tij Andi Bushati dhe Armand Shkullaku.

“Ramës bjeri nga mëngjesi në darkë, por jo mua. Jo mua se mund të kujtoj shumë gjëra”, shkruan Babaramo për Shkullakun, ndërsa akuzon edhe pronarin e televizionit ku ai punon.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.22827196121216
array(1) { ["section"]=> string(88) "off-record-rama-shfryn-babaramo-i-justifikohet-por-shperthen-ndaj-shkullakut-video-31867" }