“Oh ç’gënjeshtar”, Rama për Bashën... Zbulon sa paguan kryedemokrati për energjinë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:47 17-04-2017 “Oh ç’gënjeshtar”, Rama për Bashën... Zbulon sa paguan kryedemokrati për energjinë

“OH Ç'GËNJESHTAR”, kështu shkruan nga rrjeti social kryeministri Edi Rama për kryedemokratin Lulzim Basha ndërsa publikon një artikull i cili tregon se sa paguan sot kryedemokrati për energjinë elektrike.

“Lulëzim, ti përsërit papushim se kjo qeveri e ka shtrenjtuar energjinë për të gjithë dhe u qan hallin të varfërve që i'u hoq fasha deri në 300kë!

Atëherë mësoje të lutem se heqja e fashës nxorri në dritë abuzimet e tmerrshme të kohës së qeverisë tënde, kur shumë njerëz me vila e me biznese fshiheshin pas fashës si të varfër. Ndërkohë sot kjo qeveri u paguan familjeve të varfra çdo muaj diferencën e rritur nga heqja e fashës. Pra për xhepin e familjeve të varfëra pagesa e energjisë mbetet ajo që ishte?

Ndërkohë le ta mësojnë të gjithë se sa paguan ti vetë sot për energjinë krahasimisht me dje, falë investigimit të bërë nga media që tregon këmbët e shkurtra të gënjeshtrave të tua të gjata”, shkruan Rama.

ARTIKULLI I lajme.al i PUBLIKUAR nga RAMA SI MË POSHTË:

Tabela/ Bllofi i Bashës: Ja sa paguante ai për energjinë në kohën e Berishës dhe sa paguan ai sot (kot s’thonë që të gënjen dhe për orën)

Nga çadra ku prej dy muajsh është ngujuar me një grusht njerëzish, Basha sot ka akuzuar qeverinë se ka rritur çmimin e energjisë elektrike.

Basha shtoi se sot shqiptarët e kanë të pamundur të paguajnë energjinë, të cilës, sipas tij, Rama i ka rritur çmimin.

Por si është e vërteta e kësaj deklarate të Bashës, kur bëhet fjalë për shtëpinë e tij?

Sa paguan Basha sot për energjinë elektrike?

A paguan më shumë sot me çmimin që i ka vënë Edi Rama apo paguante më shumë dje kur paguhej energjia me 2 fasha?

Lajme.al ka siguruar tabelat e shpenzimeve të Bashës, ku siç shihet, me skemën e vjetër me 2 fasha në 2013, ai konsumonte 1970këh dhe paguante 29216 lekë.

Ndërsa sot, me skemën e re ai konsumon 2120këh dhe paguan 24806 lekë. Pra llogaria është e thjeshtë. Basha sot konsumon më shumë enegji elektrike dhe paguan më pak.

Si në çdo familje shqiptare. Ky është një shembull klasik i gënjeshtrave të Bashës, i cili, siç i thonë “Të gënjen edhe kur e pyet për orën”.

tabela-1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071330070495605
array(1) { ["section"]=> string(82) "oh-c-genjeshtar-rama-per-bashen-zbulon-sa-paguan-kryedemokrati-per-energjine-75459" }