“Oj e bukura More”, kënga që e këndojmë si himn arbëresh, por që në fakt është për ditën e të vdekurve, zbardhet historia

Publikuar tek: kulture-art, më 08:55 20-09-2015

Të gjithëve na qan zemra kur dëgjojmë këngën “Oj e bukura More”. Shumica e lidhim me arbëreshët. E kemi dëgjuar nga shumë këngëtarë. Duam ta këndojmë të gjithë, por pakkush e njeh zanafillën, historinë, dhe kujt i këndohet kënga.

Në numrin e sotëm të Milosaos, studiuese Eda Derhemi, na jep një tablo të plotë të këngës dhe shndërrimin e saj në vite.

Ja çfarë thotë studiuesja:

“Oj e bukura More” mendohet të jetë kënga më e vjetër në shqip, ende gjallë që është kënduar vazhdimisht përmbi 500 vjet prej arbëreshëve dhe që ka një famë që rritet me vitet…Duke mos e ditur kur tamam nisëm ta dëgjojmë, dhe që ga melodia dhe ndjesia që kënga jep janë emocionuese e të dëgjuara shpesh, vjetërsia që kënga mbart në përmbajtje dhe në formë  bëhet lehtë dhe e jona: na duket të jetë po aq e lahtë mes nesh, shqiptarëve sa mes arbëreshëve të Italisë ku lindi. Por Moreja (Morea) është një element gjeografik që shijuesi i zakonshëm i këngës nuk e njeh. Edhe ai që në fakt e di se bëhet fjalë për Peloponezin e lashtë grek, nuk e di lidhjen mes arbëreshëve dhe arvanitësve, dhe as vendbanimet e këtyre të fundit në Greqi. Por ka një element të këngës që na përlot të gjithëve dhe që nuk e vëmë kurrë në dyshim: faktin që kënga doli nga zemra e të parëve arbëreshë që arritën nga Moreja (peloponezi) për në Arbëri në vitet e para kur dhimbte malli për mëmëdheun e largët dhe më pas u përcoll brez pas brezi e fshat më fshat për tu bërë himb kombëtar i arbëreshëve.

Për vjetërsinë, bindja jonë e përgjithshme është e saktë: sa për kuptimin e këngës në origjinë gabojmë: as në këtë kah të Adriatikut dhe as në atë Italian nuk ia dimë zakonisht historinë këngës së njohur…Për studiuesit arbëreshë, kënga lindi si një ritual kompleks funebër që qante të vdekurit e familjes në një prej tri festimeve të të vdekurve që për arbëreshët bëhej në ato që ne sot I quajmë Rrëshaja që në arbërisht del në variante të ndryshme si russalle/shal/ shal(j)e/ sciaglie e dëshmuar edhe në ditën përkujtimore të të shtunës së shaljes (Lat. Rosalie që në antikitet ishte festa e të vdekurve në disa zona të ballkanit dhe gadishullit italik). Rituali që ndodh pikërisht në fund të pranverës në kalendarët ritual të besimeve arbëreshe, përfshin ngjitjen në majën e malit të tufës së grave, performimin e këngës në fjalë dhe zbritjen në fshat ku kryeheshin gostitë tipike që shoqëronin celebrimet e ditës së të vdekurve. Kënga gjendet në shumë fshatra arbëreshe dhe është ndër ato këngë që lidhin arbëreshët e kontinentit me ata të Sicilisë por nbga forca dhe dëshmimi I hershëm I ritualit që përfshin këngën, duket se foleja e saj ka qenë Sicilia dhe vecanërisht fshati ku ka kohë që arbërishtja ka vdekur Palazzo Adriano. Kënga shfaqet fillimisht si material poetic popullor I mbledhur në Sicili në 1736, duke dëshmuar një jetesë të sigurt të para 1700-ës edhe për metrikën tetërrokëshe si dhe për mungesën e rimës”, shruan studiuesja Derhemi.

*Shkrimin e plotë për këtë këngë e gjeni te Milosao në numrin e sotëm

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpallet çmimi Kadare, 10 mijë euro për fituesin
“Drejt Fundit”, luftë dhe seks, filmi më i ri shqiptar i zhanrit aksion (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.0047109127044678
array(1) { ["section"]=> string(122) "oj-e-bukura-more-kenga-qe-e-kendojme-si-himn-arberesh-por-qe-ne-fakt-eshte-per-diten-e-te-vdekurve-zbardhet-historia-21227" }