OKB thotë se ka prova që lidhin Bashar al-Assad me përdorimin e armëve kimike

Publikuar tek: bota, më 20:25 13-01-2017 OKB thotë se ka prova që lidhin Bashar al-Assad me përdorimin e armëve kimike

Hetuesit ndërkombëtarë kanë ngritur për herë të parë dyshimet se, presidenti Bashar al-Assad dhe vëllai i tij janë përgjegjës për përdorimin e armëve kimike në konfliktin sirian. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “Reuters”, që ka mundur të sigurojë një dokument.

Një hetim i përbashkët mes Kombeve të Bashkuara dhe mbikëqyrësit global “OPCW”, që njihet ndryshe si Organizata për Parandalimin e Armëve Kimike, kishte identifikuar më herët vetëm disa njësite ushtarake, duke mos përmendur emrat e ndonjë komandanti apo zyrtari, raporton Top Channel.

Tashmë është prodhuar një listë me individët, të cilët hetuesit i kanë lidhur me një seri sulmesh me bomba me përmbajtje klorine në vitet 2014-2015, përfshi këtu Assadin, vëllain e tij më të ri Maher, si dhe figura të tjera të larta të qeverisë siriane, duke sugjeruar se vendimi për të përdorur armët toksike ka ardhur nga nivelet më të larta politike.

Assadi vet, por as vëllai nuk është mundur të kontaktohen për komente mbi këtë raport, por një zyrtar i qeverisë siriane tha se akuzat, sipas të cilave forcat qeveritare kanë përdorur armë kimike, nuk kanë asnjë “bazë vërtetësie”.

Qeveria ka përgënjestruar vazhdimisht të ketë përdorur armë të tilla gjatë luftës civile, e cila kapi vitin e saj të gjashtë pothuajse, duke thënë se të gjitha sulmet e përmendura nga hetimi ishin kryer nga rebelët apo grupi i militantëve të Shtetit Islamik, shkruan TCh.

Lista, e cila është parë nga “Reuters”, por nuk është bërë ende publike, është bazuar në kombinimin e provave të siguruara nga ekipet e OKB-së dhe OPCW-së në Siri, si informacioneve të agjencive sekrete të Perëndimit dhe ato rajonale. Edhe burimi i këtij lajmi për “Reuters” ka preferuar të mbetet i paidentifikuar, për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bie Facebook, ja çfarë po ndodh (Foto)
Skandal në Itali, restoranti kinez akuzohet se u ka shërbyer klientëve këmbë njeriu »
Article Logic
Execution time: 0.018327951431274
array(1) { ["section"]=> string(83) "okb-thote-se-ka-prova-qe-lidhin-bashar-al-assad-me-perdorimin-e-armeve-kimike-65445" }